spot_img
HomeBUJKUDrejtori i Bujqësisë në Skenderaj, Sokol Sallahu bën apel: Mos ndizni zjarre

Drejtori i Bujqësisë në Skenderaj, Sokol Sallahu bën apel: Mos ndizni zjarre

spot_img

Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), Sokol Sallahu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë apel për mos ndezjen e pyjeve dhe fushave bujqësore.

Ai ka thënë se ditëve të fundit keqbërës kanë ndezë zjarre në territorin e komunës së Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj pyjeve shtetërore dhe private.

Po ashtu Sallahu ka theksuar Pyjet janë resurse shumë të vlefshme për jetën e qytetarëve, për ajrin të cilin e thithim çdo ditë, për florën dhe faunën.

Postimi i plotë i Sokol Sallahut:

Duke pasur parasysh që ditëve të fundit keqbërës kanë ndezë zjarre në territorin e komunës së Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj pyjeve shtetërore dhe private.

Pyjet janë resurse shumë të vlefshme për jetën e qytetarëve, për ajrin të cilin e thithim çdo ditë, për florën dhe faunën. Dëmet të cilat janë shkaktuar dhe po shkaktohen nga djegia e pyjeve janë të mëdha, andaj në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në Skenderaj, shpreh shqetësimin e thellë për këto zjarre të dëmshme dhe shkatërruese në pyjet dhe tokat tona.

Drejtoria e Bujqësisë, përkatësisht sektori i pylltarisë në bashkëpunim me zjarrfikësit është sensibilizuar ka bërë dhe është duke bërë më të mirën për shuarjen e këtyre zjarreve në terrenet ku kanë ndodhur këto fatkeqësi.

Komuna e Skenderajt ka natyrë të mrekullueshme, ju lutem mos e shkatërroni atë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme