spot_img
HomeBUJKUDomatja, dikur mbahej në saksi sot mbretëreshë e tavolinës

Domatja, dikur mbahej në saksi sot mbretëreshë e tavolinës

spot_img

Me kalimin nga shoqëria tradicionale tek ajo moderne dhe me zbulimet e reja që ishin fillimet e para të Globalizimit, ndryshuan konceptet për gjerat edhe mënyrën tonë të jetesës.

Përdorimi perimeve dhe i frutave shpesh kanë histori tërheqëse që lidhet me kushtet e rrethanave të ndryshme historike, ekonomike dhe kulturore. E tillë ishte edhe historia e domates dhe përdorimi i saj.

Historia e domates ka origjinën e saj që nga koha e Aztekëve të hershëm të Amerikës Latine rreth shekullit V para erës së re, prandaj besohet se domatja është vendase në Amerikë. Deri në shekullin e XVI-të evropianët u përballën me këtë frutë kur eksploruesit e hershëm lundruan për të zbuluar toka të reja.

Gjatë gjithë Evropës Jugore, domatja u pranua shpejt në kuzhinë, por sa i përket veriut të Evropës u bë me shumë rezistencë, dhe kjo gjë ishte e dukshme. Britanikët, për shembull, admironin domaten për bukurinë e saj, ata i mbanin ato si bimë dekorative në saksi. Shumica e evropianëve mendonin se domatja ishte helmuese për shkak të mënyrës së prodhimit të pjatave dhe lugëve, pirunëve në shekullin XV.

Çfarë lidhje ka kjo gjë me domaten?!

Njerëzit e pasur në atë periudhë përdornin lugë dhe pirunë të përbërë nga një përzierje prej kallaji me plumb, e cilat kishin një përmbajtje të lartë plumbi. Ushqimet me acid të lartë, si domatja, sipas tyre do të shkaktonte shkrirjen e plumbit prej aciditetit të lartë që kishte domatja, për pasoj duke shkaktuar helmimin e ushqimit nga plumbi që mund të shkonte deri edhe në vdekje. Nga ana tjetër, njerëzit e varfër, të cilët hanin me pjata prej druri, nuk e kishin fare këtë problem. Rrjedhimisht nuk kishin një neveri për domaten. Kjo është në thelb arsyeja pse domatet ishin ngrënë vetëm nga njerëzit e varfër deri në vitet 1800. Pra, dallimi i shtërzimit shoqëror në këtë periudhë nuk është vetëm ndarja e të varfërve dhe të pasurve nga aspekti i banimit dhe veshjeve por edhe ai ushqimor. Kushtet ekonomike në një farë mënyre përcaktonin se çfarë të konsumonin njerëzit.

Çfarë ndryshoi në shekullin e XIX?

Së pari, dhe më së shumti, ishte emigracioni masiv nga Evropa në Amerikë dhe përzierja e kulturave midis tyre. Shumë italianë të cilët emigruan në Amerikë e sollën domaten dhe kulturën e gatimit të saj me vete. Por gjithashtu, dhe ndoshta po aq e rëndësishme, ishte shpikja e picës në vitin 1830 në qytetin e Nopilit, Itali. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk ka picë pa salcë domate, sidomos në kohën kur u zbulua pica për herë të parë. Në vitin 1889 mbreti Umberto 1 dhe mbretëresha Margherita dëgjuan për pica dhe deshën që edhe ata të provonin një të tillë. Ata i thanë picierit të famshëm Raffaeli Esposito që të bënte një picë për ta. Ai pranoi më gjithë qejf dhe dëshiroi t’iu bënte një surprizë, dhe vendosi që picën ta bënte me ngjyrat e flamurit Italian. Kështu ai përdori domatet për ngjyrën e kuqe, djathin Mocarella për të bardhën dhe në fund për ngjyrën e gjelbër përdori gjethe borziloku. Mbretëresha e pëlqeu shume picën dhe kështu ajo picë për nder të saj u quajt “Pica Margherita”.

Domatja nuk konsiderohej si një perime kuzhine deri në kohët para periudhës së Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara. Që nga ajo kohë e deri më sot domatet janë bërë një element kryesor në kuzhinë në të gjithë botën. Çdo fushë e botës ka historinë e vet të domates dhe si përdoret në ngrënie të përditshme. Duket se domatet kanë pasur ndikimin më të madh në zakonet amerikane të hahet, pasi ata janë përgjegjës për të shijuar mbi 12 milionë ton domate çdo vit. Sipas World Atlas në 2014, prodhimi në mbarë botën i domates arriti në 170.8 milionë ton. Kina, prodhuesi kryesor i domates, e cila përbënte 31 për qind të prodhimit të përgjithshëm. India dhe Shtetet e Bashkuara pasuan me prodhimin e dytë dhe të tretë më të lartë të domates në botë. Në Bashkimin Evropian, domatet përbënin 23 për qind të prodhimit të përgjithshëm të perimeve të freskëta në vitin 2014. Prej kësaj, më shumë se gjysma u prodhua në Spanjë, Itali dhe Poloni. Eksportet globale të domates në vitin e kaluar ishin me vlerë 88 miliardë dollarë. Në përfundim, mund të themi se domatja përveç se është mbretëresha e tavolinës ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ekonominë globale./Gazeta Bujku

Përgatiti: Valter Nasufi

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme