spot_img
HomeBUJKUDitët e mjedrës po vijnë

Ditët e mjedrës po vijnë

spot_img

Nga Dr. sc. Kujtim Lepaja – Drejtor Ekzekutiv – Mjedra e Kosovës

Të gjithë e dimë se Mjedra është njëra prej storieve më të sukesshme të pasluftës jo vetëm në bujqësi, por edhe në sektor të tjerë. Mirëpo edhe kjo kulturë bujqësore ka kaluar nëpër periudha jo të mira (krize), të cilat me vegjetacionin e vitit 2019, ia kemi lënë të kaluarës. Në këtë shkrim e kemi paraqitur grafikonin e çmimeve globale të mjedrës nga vitit 2011 – 2020, i cili është huazuar nga faqet të cilat përcjellin çmimet e kulturave të ndryshme bujqësore në botë, ndër to edhe të mjedrës, Agrobusiness Intelegence UK.

Ditët e mjedrës po vijnë. Tani mjedra është në trendin e rritjes së çmimit. Prandaj, përkujdesi për mjedrën në këtë vit nga fermerët duhet të jetë në nivel të lartë. Jemi në kohë pandemie që ka bërë çrregullime të mëdha sa i përket zhvillimit ekonomik në botë, duke përfshirë edhe Kosovën. Pas pandemisë shumë punëtorë do të mbesin pa punë, Evropa nuk do të ketë nevojë më për punëtor, (i nevojitet rehabilitim ekonomik pas pandemisë), prandaj fermerët e mjedrave kanë arsye shtesë që edhe më tutje të jenë shefa të vetvetes, që tani janë duke punuar në plantacionet e tyre, në tokat e të parëve të tyre, që të arrjnë sa më shumë rezultate.
Mjedra për dy vjet me radhë (2017-2018) ishte pothuajse në nivelin zero, por me shumë mund dhe vështirësi mbijetoi. E këto dy vjet, ishin eksperiencat e para për bujqësinë e Kosovës, ku në një kulturë bujqësore ishin të involvuar më shumë se 5000 fermerë e mbi 10000 punëtorë sezonalë, që ballafaqoheshin direkt me një produkt eksporti që vendosshin çmimet dhe tregjet e Evropës për produktin e tyre, gjë që në të kaluarën fermerët e Kosovës në numër kaq të madh nuk e kishin këtë përvojë.

No photo description available.

Pemishtja me mjedër, nëse merren parasysh të gjitha masat agro dhe pomoteknike të kultivimit mund të ketë jetëgjatësi mbi 10 vjet e që në të shumtën e rasteve arrijnë 15 vjet, që i jep shumë përparësi fermerit, nëse krahasohet me kulturat e tjera bujqësore. E për fermerët është një minifabrikë, e cila sjell në vazhdimësi të ardhura, pa marrë parasysh se a është kohë krize apo nuk është.

Nëse i referohemi viteve të kaluara, atëhërë mund të shtrohet pyetja, a do të rikthehet kriza në këtë sektor? Lirisht mund të thuhet që po, pas 5 apo 6 vjetëve, gjithmonë duke u bazuar në trendet e kësaj kulture që nga vitit 1991, që ka pasur shumë ngritje e rënie të çmimeve. Rënie të çmimeve ka pasur në vitin 1991, 1997, 2004, 2011 dhe 2018. Prandaj edhe pse ditët e mira po vijnë, nëse vjen kriza e radhës, apo e dyta për fermerët tanë, do të jetë më e lehtë për fermerin për të kuptuar dhe vazhduar me kultivim. Se tani më sektori i mjedrave ka njohuri jo vetëm rreth kultivimit me sukses, por për të gjithë zinxhirin e vlerës së këtij produkti.

Tani më jemi në prag të sezonës së vitit 2020, duke pasur parasysh që jemi në kohë pandemie, kërkesat janë rritur mjaft shumë nga blerës të ndryshëm në Evropë, edhe sipërfaqet e reja do të shtohen. Ndërsa interesimi për kultivim po rikthehet, por tani me një bagazh më të madh të njohurive, të eksperiencës, të promovimit e të infrastukturës./Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme