spot_img
HomeBUJKU‘Dita e Arrës’ shënohet në Gjinoc të Suharekës

‘Dita e Arrës’ shënohet në Gjinoc të Suharekës

spot_img

Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë në bashkëpunim me kultivuesit e arrës dhe lajthisë kanë shënuar ‘Ditën e Arrës’ në Gjinoc të Suharekës, njofton Klan Kosova.

Kjo ditë u shënua në Plantacionin e Sami Muharremajt, kultivues i arrës që ka 335 trupa në tokën e tij.

Profesori i UP, Vahid Avdiu, mori mirënjohje për shkak të ndihmës që iu ka dhënë kultivuesve në aspektin shkencor për kultivimin e arrës, po ashtu, mirënjohje iu dha edhe kultivuesit Sami Muharremaj.

‘Të gjithë ata që duan të mbjellin le ta bëjnë sepse është fitimprurëse për ta mbajtur familjen’, tha Muharremaj.

Në shënimin e kësaj dite, kultivuesit kërkuan nga Institucionet shtetërore që t’ju ndihmojnë me subvencione.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme