spot_img
HomeEKONOMIDelegacioni nga organizata Rumelisiad vizitoi Klubin e Prodhuesve të Kosovës

Delegacioni nga organizata Rumelisiad vizitoi Klubin e Prodhuesve të Kosovës

spot_img

Sot, Klubi i Prodhuesve të Kosovës i mirëpriti në vizitë përfaqësueses të organizatës së afaristëve Rumelisiad, të ardhur nga qyteti i Bursës në Turqi. Anëtarët e organizatës Rumelisiad janë sipërmarrës në Turqi të cilët janë me origjinë nga Ballkani, të cilët janë duke qëndruar në një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me prodhuesit vendor dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen. Duke marrë parasysh potencialin e prodhimit të dy palët synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të prodhuesve kosovar dhe atyre turq.

Astrit Panxha drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve u urojë mirëseardhje mysafireve dhe i falënderoi për vizitën. Ai i njoftojë afaristët me punën e Klubit të Prodhuesve dhe me anëtarët e Klubit.

Edhe afaristët nga organizata Rumelisiad shprehën kënaqësinë që u takun me Klubin e Prodhuesve dhe treguan që prej themelimit të tyre në vitin 2006 kanë qenë të pranishëm në Kosovë me projekte të shumta. Gjithashtu ata shprehen gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe të rritet edhe në të ardhmen. Anëtarët e organizatës Rumelisiad po ashtu  prezantuan profilet e anëtarëve të tyre, kështu duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe duke shprehur interesim që të investojnë në të ardhmen në vendin tonë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme