spot_img
HomeLAJMET E FUNDITÇfarë ushqimi po konsumojmë?

Çfarë ushqimi po konsumojmë?

spot_img

Nga Prof. Imer Rusinovci

Ushqimet që konsumohen në Kosovë, janë të natyrave të ndryshme (nga prodhimi bimor, animal, produkte të industrisë ushqimore etj.).

Vet jam specialist i prodhimit bimor, përkatësisht drithërave dhe nuk mund të flasë për gjithë gamën e prodhimeve që konsumohen. Një gjë që dihet në parim në kriteret e agronomisë, është që të gjitha prodhimet që i dedikohen tregut, përkatësisht konsumatorit duhet të jenë me standarde për cilësitë e tyre (ISO, HACCP, etj.).

Kosova kishte më parë prodhim të kënaqshëm bujqësor për konsum si në sasi ashtu edhe në cilësi. Viteve të fundit, bujqësia nuk po e gëzon tretmanin e saj që duhet ta ketë e me ketë, prodhimi vendor ka renë dukshëm si në sasi ashtu edhe në cilësi. Lidhur me këtë mekanizmat ekzekutiv duhet të forcojnë shkallën e monitorimit për cilësinë e prodhimeve vendore që të njëjtat të jenë konformë standardeve që parashihen.

Shkalla e importit në Kosovë për prodhimet bujqësore (drithëra, qumësht, mish etj.) është marramendëse dhe e shprehur në vlerë, është sa gjysma e buxhetit të Kosovës (600 – 800 milion euro/vit). Pra në vendin tonë për importin e prodhimeve bujqësore eksportojmë para të shumta të gatshme.

Dyshojë, se shkalla e cilësisë së tyre është jashtë standardeve dhe për këtë nevojitet efikasitet i kontrollit nga mekanizmat shtetëror. Kështu p.sh. për ushqimin e popullatës me miell gruri ekziston një standard për peshën hektolitrike e cila nuk guxon të jetë më e ulët se 76 kg, atëherë kur gruri dedikohet në industrinë e blojës, për përfitimin e miellit për gatimin e bukës.

Shpesh ky parametër nuk përfillet dhe jo rrallë herë në analizat tona laboratorike që i kemi kryer në Fakultetin e Bujqësisë për grurin e importuar rezulton pesha hektolitrike edhe nën 72 kg, vlerë kjo e cila nuk guxon të përdoret në konsumin e popullatës dhe sanksionohet me të gjitha format legjislative në të gjitha vendet.

Shembuj të tillë ka edhe për shumë prodhime tjera bujqësore qoftë nga qumështi apo mishi me prodhimet e tyre. Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme