Sot “Në shtëpinë tonë” do të flasim për borzilokun, bima medicinale dhe aromatike e cila është shumë popullore në Mesdhe për shkak të vlerave të larta ushyese dhe mjekësore që përmban.
E konsideruar ndryshe si simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë, ilirët e përdornin borzilokun për të thurur kurora dhe për të përcjellë këtë mesazh që kjo bimë mbante.
Sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” mjeku popullor Ibrahim Lala këshillon përdorimin e kësaj bime sidomos për rritjen e rezistencës së trupit ndaj virozave. /Top Channel