spot_img
HomeBUJKUBleta dallon nga qeniet e tjera, ka veçorit e veta

Bleta dallon nga qeniet e tjera, ka veçorit e veta

spot_img

Nga Prof. Dr. Agim Nelaj

Bleta në dallim nga qeniet e tjera ka veçorit e veta. Ka ligjësi dhe zgjidhje për jetën e saj komplekse ne përshtatje me biologjinë, riprodhimin, veprimtarinë, ushqimin, sëmundjet dhe çrregullimet, e tjera. Kërkohet që në ligje, akte, koncepte t’i përshtatemi natyrës së saj, si qenia sociale më e organizuar ne natyrë.

Të tërheq vëmendjen shkrime ku flitet për bletën dhe merret në konsideratë “Ligji i Shërbimit dhe inspektoratit veterinar”. Në çdo shtet ka ligj “’Për Bletarinë”, ka akte dhe rregullore qe përcaktojnë gjithçka ka nevojë Bletaria. Afër nesh është Kosova, kushdo mund të njihet me këtë ligje të bletarisë, i zbatueshëm, ne kushtet e vendit tonë.

Në institucionin kryesor të Bujqësisë dhe ushqimit nuk ka asnjë zë të thotë qoftë dhe diçka minimale për bletarinë shqiptare (EXPORT MJALTI ME KINËN!!!!!!!).

Në shkrimet e portaleve duhet gradualisht të mësohemi të përdorim një fjalor që është i qartë për bletarët, kryesisht rishtarët, por që i shkon për shtat kësaj qenie fisnike. Ajo dallohet nga qeniet e tjera si nga “jeta” e “gjuha” e veçanërisht çfarë mrekullie jep.

Ndodh të bëhen krahasime me kafshët shtëpiake, në organizim, ushqim, barnat, sëmundjet dhe kurimin e tyre, të cilat jo vetëm dallohen por janë kundërshti të cilat mund sjellin pasoja katastrofike. Duhet tu shpëtojmë disa shkrimeve, që përkojnë me çfarë thuhet për kafshët. Bleta është qenie që i përket vegjetarianëve dhe çdo gjë duhet ti përshtatet prodhimeve e produkteve bimore. Vërej rekomandime e zgjidhje të cilat i takojnë një periudhë të hershme, kur mungonin dhe gjërat me elementare. Ashtu si dhe ka mjaft të dhëna të nxjerra nga interneti që u takojnë, bletëve të racave të tjera, kushteve klimateriko-tokësore të kontinenteve të ndryshëm etj.

Të nderuar bletarë!

Jo çdo gjë që ne e shkruajmë, rekomandojmë është e mirëqenë. Se cili nga ne ka një formim të caktuar praktikë, teknikë dhe shkencor, ka një këndvështrimi dhe eksperiencë të caktuar. Ju, dhe vetëm ju jeni verifikuesit tanë me të saktë. Mbështetuni të eksperienca tuaj shumë vjeçare, kontrolloni gjithçka që doni të përdorni dhe, pasi të bindeni nga eksperienca juaj dhe kolegëve tuaj më të afërt veproni.

Jo “skllav”, jo “rob” i kujtdo nga ne që shkruajmë dhe rekomandojmë. Gjatë kësaj periudhe të fundit, kam vërejtur nga të dhënat e bletarëve, koncepte dhe veprime të gabuara, krejt të rëndomta. Në kontakt me bletarë e pasionuar kemi pastruar diçka nga kjo…. Por duhet kujdes.

Këto ditët me diell, kjo verë e vogël, vjeshte ishte një ndihmë për bletarët. E ndihmuan mjaft bletën për t’u hapur nga një periudhë e gjatë e vështirë. Por duhet të mos të na gjej të pa përgatitur për dimërim, se mund të ketë pasoja. Kjo është me pasoja për dimërimin se konsumon shumë ushqim në këtë periudhë. Prandaj është koha për të patur kujdes ushqyer mirë për të siguruar rezerva për ti shpëtuar urisë dimërore. Duhen bërë mirë llogarit; midis numrit të madh të bletëve që do dimërojnë dhe rezervave ushqimore. Sasisë dhe cilësisë së mjaltit të kësaj periudhe dhe rezervave të ushqimit plotësues, kujdes me invertazën e sheqernave, kujdes me candi (Pogaçe). Gjithçka është e lidhur dhe varur me zonën… /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme