spot_img
HomeBUJKUBimëBizelja për ushqim të kafshëve

Bizelja për ushqim të kafshëve

spot_img

Viteve të fundit kultivimi i bizelës për kafshë në Kosovë ka marrë përmasa të konsiderueshme për faktin se gjithnjë e më shumë fermerët e kane kuptuar se bizelja dhe bimët tjera leguminoze kanë vlera te larta ushqyese për të gjitha kafshët

Bizelja (Pisum sativum L.) zë vend të rëndësishëm në të ushqyerit e kafshëve.

Bishtajoret si bimë foragjereve, para së gjithash bizelja dhe grahori , janë një nga format më të lira dhe më të mira, me kosto më efektive të prodhimit të bimëve foragjer për nevojat e fermave pë kafshë në arat tona në kushte të ndryshme agroekologjike. Ato përdoren në formë të ushqimeve voluminoze por edhe si kokërr. Më së shumti përdorët për prodhimin e sanazhit me cilësi të lartë.

Pjesa mbitokësore e bimës mund të përdoret si ushqim voluminoz e ushqimit të kafshëve në një gjendje të gjelbër ose të përdoret për prodhimin  e sanës ose silazhit apo sanazhit. Kokrra e bizeles është shumë me vlera të mëdha të koncentruar si ushqim I kafshëve, sepse mund të përdoret në një përqindje të caktuar për të prodhuar përzierje të ushqimeve të koncentruara. Sot ka kultivarë të bizeles, që kokrra e saj përmban shumë proteina dhe për këtë arsye edhe quhet bizele e proteinave.

Mbjellja: Për mbjellje duhet të përdoret farë e shëndetshme me pastërti 95% dhe me aftësi të mbirjes rreth 90%.

Varietetet e bizeles të pranverës mbjelljen në fund të shkurtit dhe në mars, varësisht nga kushtet e motit. Mbjellja bëhet në rreshta të ngushtë në një distancë prej 15-20 cm  dhe 3-5 cm në rresht. Thellësia e mbjelljes së farës është 3-5 cm, e cila varet nga vetitë dhe gjendja e tokës.

Sasia e farës për mbjellje varet nga shpeshtësia e mbjelljes dhe qëllimi I kultivimit dhe sillet prej 120-150 kg / ha. Mbjellët në përzierje me thekër. Për shkak se është e rezistueshme ndaj temperaturave të ulëta mund të mbillet edhe më herët.

Shfrytëzimi i bizeles

Kokrra e bizeles së bizeles mund të përdoren si ushqim i koncentruar, ndërsa pjesa tjetër e bimës mund të shërbejë si kullosë, si ushqim i gjelbër për kafshë, si sanë  dhe mund me sukses të silazhohet. Kokrra përmban 23-27% proteina dhe sipas përmbajtjes së proteinave mbetet mbrapa bërsisë të sojës. Megjithatë bizelja në prodhimtari jep rendimente më të larta dhe me stabile. Mund të përdoret për ushqimin e kafshëve pa pasur nevojë për përpunim shtesë. Përmbajtja e aminoacideve të lizinës e cila është shumë me rendësi për të ushqyerit e kafshëve shtëpiake, në disa raste edhe e tejkalon sojën. Tretja e kokrrës së bizeles është shumë e lartë, dhe numërohet nga ushqimet kokërr me tretjen më të madhe.

Shfrytëzimi i bizeles përmes kullosës kryhet në fazën e rritjes së kërcellit, ndërsa kositja për përfitimin e masës së gjelbër bëhet nga faza e lulëzimit deri në fazën e formimit të bishtajave. Tharja e bizeles për prodhimin e sanës nuk rekomandohet për arsye të mundësisë të rënies së madhe të gjetheve.

Përgatitja e silazhit kryhet kur bima i zhvillon 2-3 bishtaja. Nëse kultivohet në kombinim me drithëra në këtë faze drithërat kanë sasi të mjaftueshme të lëndës së thatë. Gjë që e përshpejton procesin e silazhimit.

Silazhi i masës së gjelbër të bizeles kryhet pas formimit të bishtajave duke i shtuar 5-10% të misrit të bluar e që ka dhënë rezultate të mira.

Rendimenti: Rendimenti për kokrrës së bizeles sillet nga 2 deri 2.5 ton, derisa rendimenti i masës së gjelbër mesatarisht sillet prej 30 t/ha, por ka raste edhe mbi 40 t/ha. Rendimenti i sanës është rreth 6 t/ha.

Bizelja është një bimë barishtore njëvjeçare nga familja leguminozeve. Përmban proteina, sheqer, amidon (nisheste), lecitinë etj. Sasia më e lartë e lecitinës gjendet në varietetet me kokërr të fryre.

Rrënja e bizeles është boshtore, depërton thellë në tokë deri në 120 cm, e degëzuar mirë. Forca thithëse e rrënjës është e madhe. Lartësia e kërcellit varët varësisht nga varietetet dhe mund të jenë nga 30 deri në 200 cm. Gjethet janë në qift, me 1-3 çifte të gjethëzave. Pjesa e sipërme e fletës mbaron me pejza që i mundëson bimës të ngjitet në ndonjë nga bimët shoqëruese për tu mbajtur ose mbështetur. Lulet kanë formën e fluturës, të bardhë, kështu që ato qelin më shumë nga sqetullat e gjethit. Bishtajat kanë forma të ndryshme, gjatësi dhe gjerësi të ndryshme, si dhe kombinime të ndryshme me ngjyra. Bishtajat kanë numër të ndryshëm të kokrrave varësisht nga varieteti.

Kushtet agroekologjike

Temperatura

Bizelja me sukses kultivohet nën kushte mesatare dhe të lagështa. Temperatura optimale për zhvillim është 18 ºC. Mbirja bëhet në temperaturat 4-6 ºC dhe temperatura ideale për mbirje janë 15-16 ºC. Bimët e reja tolerojnë temperaturat deri në -6 ºC. Për rritjen ajo ka nevojë për pozicione të tokave me diell pra nuk ka sukses në hije.

Uji

Bizelja ka kërkesë të madhe për ujitje dhe nëse toka është me rërë ose aluviale, është e domosdoshme të bëni ujitjen.

Toka

Për rritje dhe zhvillim ju duhet toka me aciditet të ulët, pH 6.5-7.5. Nëse toka është e thartë, atëherë është e nevojshme të bëhet kalcifikimi i tokës. Toka duhet të jetë e shkriftë, struktura të thërrmijave të imëta që rrënja të rritet më mirë dhe për zhvillim sa më të mirë të baktereve nodulare (mycorrhizae).

Masat agroteknike

Qarkullimi bimor

Është e detyrueshme të kultivohet në qarkullim bimor, dhe pas saj është mirë të kultivohet domatja dhe specat sepse falë mundësisë së lidhjes së azotit nga ajri, bizelja lë një tokë sasi te madhe të azotit dhe bënë furnizimin e mirë me azot të bimëve pasardhëse.

Përgatitja e tokës

Gjatë vjeshtës toka duhet të lëvrohet deri në 30 cm në thellësi.

Plehërimi

Toka për bizele duhet të jetë jashtëzakonisht e mirë e plehëruar. Plehrat e azotit përdoren në sasi të vogla për të siguruar bimës azot në fazat e para të zhvillimit. Më vonë, ato vet marrin azotin nga atmosfera dhe kështu plotësojnë nevojat e tyre. Për plehërim themelorë është mirë të shtoni nga 500 deri në 600 kg NPK 7-14-21 ose 8-16-24. Bizelja nuk ka kërkesa të mëdha në periudhën e pranverës dhe kryesisht ri-plehërimi nuk zbatohet. Nëse bima është më e dobët, atëherë mund të përdoret me kujdes 100 kg NAG / ha.

Mbjellja

Mbjellja e bizeles bëhet në fillim të prillit dhe atë me makina me numër të bimëve në mes rendeve në distanca 15-20 cm dhe 5-6 cm në rend. Nevojiten 80 deri në 120 bimë për metër katror, në varësi të varietetit. Për një hektar nevojiten 120-200 kg farë. Kjo sasi e farës varet nga koha e mbjelljes dhe madhësia e farës. Temperaturat e larta ndikojnë negativisht dhe mund të dëmtojnë bimën dhe zvogëlojnë rendimentin e kokrrës.

Kujdesi ndaj bimëve

Për rritje të mirë, bizeles  i nevojitet mbështetje, sepse kërcellin nuk e ka stabil dhe  pas rritjes deri lartësi të caktuar fillon të shtrihet. Rekomandohet që mos të mos e shkulni  por ta preni, për shkak të baktereve që i ka në rrënjë dhe kështu rrënjët e pasurojnë tokën me azot.

Vjelja

Vjelja bëhet me kombajna në fermat më të mëdha, ndërsa në fermat e vogla familjare vjelja bëhet me dorë. Vjelja ideale e bizeles është kur 75-80% e bishtajës ka arritur pjekjen teknologjike.

Ka varietete të ndryshme të bizeles në varshmëri nga qëllimi i përdorimit por fermerët që dëshirojnë të kultivojnë bizele për ushqim të kafshëve, duhet të përzgjedhin varietetet për këtë qëllim. /landwirt.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme