spot_img
HomeBUJKUBesnike Aliaj, femra e cila po bën emër në fushën e agronomisë...

Besnike Aliaj, femra e cila po bën emër në fushën e agronomisë në Prizren

spot_img

Besnike Aliaj është femra e cila po bën emër në fushën e agronomisë në Prizren, ndonëse e vetme. E re në moshë dhe pa përkrahje institucionale ajo ka arritur ta zgjeroj biznesin e saj afarist. E lulishtja e Besnikes, tashmë po vizitohet nga femrat aktiviste të Prizrenit dhe jo vetëm të cilat po i japin përkrahje.  Në përmbyllje të vitit agronomja flet për sukseset dhe sfidat, u bën thirrje vajzave ti ndjekin ëndrrat.

Nga Valbona Musliu

Lulishjta “Besila” tashmë ka bërë emër në Prizren. Ky biznes në krye ka një agronome të suksesshme femër. Ndonëse nënë vetushqyese, Besnike Aliaj thotë se vitin po e përmbyll suksesshëm përkundër sfidave. Ndonëse e re në moshë ajo vazhdon të jetë motivuese për të gjitha  femrat që dëshirojnë të dëshmojnë vetën. Thotë se kur diçka dëshiron të bësh mund të ja dalësh edhe me forca vetanake. Tregon sfidat që ka kaluar dhe shkallët që ka ecur për tu ngritur në biznes, e nuk I harron edhe  rrëzimet siç thotë jo të rralla të cilat nuk e kanë ndalur.

No description available.

Besnikja tashmë e ka zgjeruar tregun e punës falë edhe bashkëpunimit që ka me gratë dhe vajzat aktiviste të Prizrenit.

No description available.

Me rastin e përmbylljes së suksesshme të vitit 2021, pronarja e lulishtes  e cila mban emrin e vajzës” Besila”, ka organizuar një takim me gra të cilat e kanë mbështetur atë jo vetëm gjatë vitit që po e lëmë pas. Besnike Aliaj, ka falënderuar mikeshat dhe bashkëpunëtoret e saj për mbështetjen për të përmbyllur suksesshëm këtë vit në rrafshin afarist.

No description available.

Ajo tha se edhe sot po  dëshmohet se edhe gratë dhe vajzat janë të zonja kudo që ato e ushtrojnë veprimtarinë e tyre jetësore.

No description available.

Besnikja është e rrallë në këtë biznes, Prizreni ka shumë femra aktiviste të shoqërisë civile me të cilat besnikja  po bashkëpunon. Marta Prekpalaj  është emër i njohur e cila kupton për të drejtat e grave dhe femrës në përgjithësi. Punën e femrës  potencon si një sukses të madh.

No description available.

Edhe Erolina Morina, vlerëson të arriturat e  agronomes  ndërsa shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit  me njëra tjetrën në të mirën e tyre.

E Besnikja  si agronome e rrallë në Prizren  e cila ka filluar punën  nga zeroja dhe  ka zgjeruar biznesin me forca vetanake, u bënë thirrje femrave që mos të ndalën së punuari. Ajo thotë se vetëm me punë femra mund të kalojë çdo barrierë dhe paragjykim. Pranon se edhe vet ishte në shënjestër të paragjykimeve si nënë vet ushqyese por nuk  është ndalur së luftuar për të drejtat e sajë jetësore./Radio Kosova

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme