spot_img
HomeBUJKUAUV apelon fermerët që të raportohen ngordhjet e shpezëve

AUV apelon fermerët që të raportohen ngordhjet e shpezëve

spot_img

Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë. Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AUV) përmes një komunikate ua ka bërë apel të gjithë fermerëve mbajtës të shpezëve, që janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.

AUV ka njoftuar se të gjithë fermerët mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.

“Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja; Mbani shpezët në kushte të mira; Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj; Vendosni masat e biosigurisë ne fermë; Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës; Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve; Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim; dhe Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV kërkon nga fermerët të raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 111 22./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme