spot_img
HomeBUJKUASK: Kosova ka mbi 464 mijë hektarë pyje

ASK: Kosova ka mbi 464 mijë hektarë pyje

spot_img

Pyjet e Kosovës janë të ndara në pyje të larta, pyje të ulëta, shkurre dhe pyje të degraduara. Pjesën më të madhe të pyjeve të Kosovës e përbejnë pyjet e ulëta (42 për qind), ndërsa pjesën më të vogël pyjet e larta (15 për qind).

Sipas inventarizimit kombëtar të pyjeve që është realizuar në vitin 2003, është vlerësuar se sipërfaqja totale pyjore është 464,800 ha apo 42 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës. Rreth 278,880 ha janë toka pyjore në pronësi publike, që menaxhohen nga Agjencioni Pyjor i Kosovës (APK), dhe është e organizuar në gjashtë rajone gjeografike. Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90 për qind të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuar nga dushqet dhe ahu, kurse pyjet halore mbulojnë rreth 7 për qind te pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hermoqi. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme