spot_img
HomeSHËNDETAlergjitë në ushqime

Alergjitë në ushqime

spot_img

Nga Ajshe Leka

Nëse keni alergji në ushqime, sistemi juaj imunitar (mbrojtës) do të reagojë në mënyrë negative, zakonisht për shkak të një prej proteinave që trupi e identifikon si të dëmshme. Një alergji ushqimore është e ndryshme nga mungesa e intolerancës ushqimore, ose ndonjë reagim tjetër lidhur me medikamentet, ose reaksionet e toksicitetit. Ka alergji të zakonshme ushqimore nga të cilat vuajnë miliona njerëz, si dhe alergji të çuditshme, ose të pazakonshme, që njerëzit shpesh as nuk i mendojnë si ushqime alergjike.

Shkaqet

Nëse vuani nga një alergji ushqimore, atëherë në varësi të trupit tuaj dhe sistemit tuaj të tretjes, disa proteina nuk do të treten siç duhet. Kjo do të thotë se ata do të jenë të etiketuar nga immunoglobulin E (IgE), që do të thotë se sistemi imunitar do të aktivizohet për të eliminuar proteinën. Metoda e luftimit të një pranie të huaj që është shënuar nga imunoglobulina, është e thjeshtë: sistemi imunitar dërgon qeliza të bardha të gjakut për të sulmuar pushtuesin. Kjo rezulton në një reaksion alergjik, i cili mund të variojë nga pamja e lehtë deri te tejet e rëndë. Meqë këto proteina konsiderohen problematike nga sistemet e trupit, nuk ka asnjë mënyrë për të ri-programuar sistemin, kështu që këto proteina problematike gjithmonë do të shkaktojnë reaksione alergjike tek njerëzit. Prandaj, shmangia e ushqimeve alergjike, është zgjidhja më e mirë, megjithëse ka barna të caktuara që mund të trajtojnë, reduktojnë ose parandalojnë reagimet alergjike.

Simptomat

Është e rëndësishme të identifikoni se në cilat ushqime jeni të ndjeshëm, ashtu që të mund t’i shmangni ato ose të jeni të vetëdijshëm për atë që mund t`ju ndodh kur trupi juaj ka një reagim. Për këtë arsye, ju duhet të njihni simptomat e një reagimi alergjik të ushqimit.

Ato mund të përfshijnë:

Pezmatim i lëkurës

Skuqje e lëkurës

Kruarje e gojës, buzëve, gjuhës dhe mishit të dhëmbëve

Rrjedhje hunde dhe teshtima

Të përziera ose të vjella

Dhimbje barku

Shqetësime gastrointestinale

Dhimbje koke ose ndjeshmëri

Zhurma, probleme të frymëmarrjes dhe gulçima

Ënjtje fyti

Në disa raste të rralla kur ka një numër komplikimesh, duke përfshirë komplikimet respiratorë (të frymëmarrjes) dhe kardiopulmonale, alergjia nga ushqimi mund të jetë gjithashtu fatale.
Alergjitë e zakonshme të ushqimit.

Shumica e alergjenëve të zakonshëm të ushqimit përmbajnë proteina dhe ndryshojnë nga artikujt ushqimorë të përditshëm.

Disa nga ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji: kikirikët, arrat, fëstëkët, farërat (farat e susamit dhe farat e lulëkuqes), vezët, qumështi (i lopëve, dhive dhe deleve), ushqimi i detit, butakët, soja, gruri, disa fruta dhe perime të tilla si domatet etj. /Gazeta Bujku

Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe 

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme