spot_img
HomeBUJKUAgronomë nga farmacitë bujqësore rrisin njohuritë për kultivimin e fidanëve

Agronomë nga farmacitë bujqësore rrisin njohuritë për kultivimin e fidanëve

spot_img

Marrëdhënia ndërmjet kujdesit të hershëm për farën e perimeve dhe rritjes së fidanëve të shëndetshëm të cilësisë së kërkuar varet nga praktikat e mira bujqësore të cilat në masë të madhe promovohen dhe përkrahen nga farmacitë bujqësore, të cilat janë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e prodhimit bujqësor.

Sot, në partneritet me Shoqatën e Tregtuesve të Inputeve Bujqësore, me mbështetje të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nisi një sërë programesh trajnuese tre-ditore të dizajnuara për agronomët që punonin për farmacistët bujqësorë me një fokus në praktikat e mira bujqësore në kultivimin e perimeve.

Në ditën e trajnimit me agronomë nga rajoni i Rahovecit, një diskutim i gjallë ndërmjet trajnerit Ismet Babaj dhe pjesëmarrësve mbuluan një gamë të gjerë temash nga shartimi i kungulloreve deri tek raporti i duhur i dritës, ujit dhe temperaturës për të inkurajuar zhvillimin e shëndetshëm të kotiledoneve dhe për të rezultuar në fidane të shëndetshme. Trajnimi teorik do të vazhdojë më 1 mars dhe do të pasohet nga një ditë trajnimi në terren mbi faktorët e menaxhimit dhe kushtet për kultivimin e perimeve. /Gazeta Bujku

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: indoor

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme