spot_img
HomeBUJKU9% e bletëve dhe fluturave rrezikojnë të zhduken

9% e bletëve dhe fluturave rrezikojnë të zhduken

spot_img

Rreth 9% e specieve të bletëve dhe fluturave janë në rrezik zhdukjeje. Dhe ky do të ishte një dëm i jashtëzakonshëm për mjedisin, kryesisht për procesin e pjalmimit të bimëve që është edhe mekanizmi kryesor që këto të fundit kanë në dispozicion për riprodhim. Sipas ekspertëve të ekonomisë, prodhimi bujqësor botëror që lidhet dhe varet nga pjalmimi dhe kafshët e insektet që e mundësojnë atë ka një vlerë ekonomike kompleksive prej 200-590 miliardë euro.

Kujtojmë këtu që jo vetëm kulturat bujqësore, por 90% bimësisë se egër ka nevojë për pjalmimin për t’u riprodhuar, proces i cili ndihmohet nga bletët, grerëzat, fluturat, nusepashkët, reptilët, zogjtë, por edhe gjitarët.

Reduktimi i insekteve është një problem i jashtëzakonshëm për mjedisin e njerëzimin. Ky reduktim varet nga një sërë kërcënimesh që janë të lidhur me njëri tjetrin si shkatërrim dhe fragmentarizim i habitateve, ndotje mjedisore, ekses i praktikave bujqësore intensive, ku bëjnë pjesë përdorimi i tepruar i pesticideve, ndryshimet klimatike, parazitët e substanca toksike./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme