spot_img
HomeBUJKUBlegtori800 krerë lopë, ministri Çuçi viziton kompleksin blegtoral më të madh në...

800 krerë lopë, ministri Çuçi viziton kompleksin blegtoral më të madh në rajon

spot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi në Lushnje kompleksin më të madh blegtoral me gjedh jo vetëm në vend, por edhe një nga më të mëdhenjtë në rajon. Ferma ‘Vjen’ ka rreth 800 krerë lopë, qumështi i të cilave shkon në fabrikat kryesore të vendit.

Kjo sipërmarrje është mbështetur me fonde përmes programit IPARD, duke marrë 13.6 milionë lekë të reja për blerjen e një makinerie moderne që përgatit dhe shpërndan ushqimin për lopët brenda kompleksit.

“Kjo është një fermë moderne sepse e ka të plotë të gjithë zinxhirin e vlerës. Fillon që nga toka rreth 100 hektarë që i kemi dhënë me qira, stalla dhe sistemi modern i mjeljes së lopëve, sistemi i përpunimit të mbetjeve dhe një makineri e teknologjisë së fundit që shërben për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit të lopëve. Kjo makineri është blerë me fonde të programit IPARD. Investimi për këtë pajisje ka reduktuar kostot për fermën. Ky është një model i investimit në blegtori, për të rritur prodhimin blegtoral dhe rrjedhimisht përfitimet për fermerin”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij vetëm duke mbyllur ciklin në këtë mënyrë, do të arrijmë të krijojmë ferma fitimprurëse. Ai premtoi mbështetje të mëtejshme për këtë fermë dhe çdo kompleks tjetër blegtoral në vend. “Po të arrijmë të kemi komplekse të tilla në disa pika të tjera të Shqipërisë, do të kemi një rritje të prodhimit blegtoral me ato parametraa siç është rritur edhe prodhimi bujqësor”, tha ministri Çuçi. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme