spot_img
HomeBUJKUBlegtori12 rregullat për të arritur prodhim cilësor të qumështit

12 rregullat për të arritur prodhim cilësor të qumështit

spot_img

1. Pastro dhe dezinfekto duart para mjeljes. Mos mjel me duar të lagura (nëse bëhet me duar). Frigoriferi i qumështit dhe pajisjet e mjeljes duhet të jenë të pastra.

2. Pastro gjinjtë dhe thimthat para mjeljes, dhe dezinfekto ato me jod. Thaji me leckë të thatë ose me shami.

3. Mjelja e parë duhet të bëhet për secilin thimth në një enë të vogël. Mos derdh qumësht në tokë apo në shtratin e kashtës të lopës. Pastaj, aktivizo pajisjet e mjeljes ose vazhdo mjeljen me dorë.

4. Rregullo pajisjet e mjeljes siç duhet, dhe kontrollo nëse kupat e mjeljes janë vendosur siç duhet në thimth; gjithmonë kontrollo që thimthi të jetë mjelur plotësisht; pas mjeljes, sigurohu që të gjitha kupat e mjeljes janë hequr në të njëjtën kohë nga të gjitha thimthat.

5. Pas mjeljes, secili thimth duhet të trajtohet me solucion dezinfektues nga jodi.
Mjel lopët më të reja dhe më të shëndosha më së pari; lopët të cilat kanë mastitë, lopët të cilat kanë qenë të sëmura/janë shëruar, dhe lopët qumështi i të cilave nuk shitet duhet të mjelen në fund;
Filtro qumështin përmes leckës së pambukut me fleta të shumta ose një copë metali i shpuar me vrima të vogla;
Qumështi duhet të jetë i ftohtë (në një orë duhet të arrij 4.4ºC).

6. Menjëherë pas mjeljes, laj të gjitha pajisjet, bidonët dhe pajisjet e drenazhës të cilat janë përdorur gjatë procesit të mjeljes. Pajisjet duhet të pastrohen me ujë të ngrohtë, pastaj duhet përdorur solucion/sodë alkali në 60-70 C (sipas udhëzimeve të prodhuesit). Në fund, të gjitha pajisjet duhet të lahen me zorrë me ujë të ftohtë, domethënë mos përdor sfungjer.
(Vë re nevojitet vëmendje e posaçme për pastrimin rutinë të përgjithshëm të aparateve të mjeljes, përfshirë çmontimin dhe montimin e pjesëve dhe servisin).

7. Pajisjet e pastruara duhet të thahen në vend të pastër jashtë grazhdit. Bidonët dhe pajisjet e ngjashme duhet të kthehen kokëposhtë.

8. Kontrollo një herë në muaj nëse lopët kane mastitë, duke përdorur testin mastit të Kalifornisë.

9. Pulsi i lopës duhet të kontrollohet periodikisht (normalisht duhet të jetë 50-60 herë në minutë). Fuqia e vakumit në kupat e mjeljes në thimth duhet po ashtu të kontrollohen (zakonisht 48-50 bar presioni i ajrit).

10. Nevojitet të kontrollohen periodikisht elementet e pajisjeve të mjeljes për të parë nëse ka çarje ose deformime. Elementi i gomës i filxhanit të thimthit zakonisht ndërrohet pas çdo 2,500 mjeljeve, ose çdo gjashtë muaj.

11. Mos shit qumështin e lopëve që janë duke u trajtuar me antibiotikë, meqë cilësia e qumështit është e rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.

12. Mos shit qumështin ose 15 ditë para ose 8 ditë pas pjelljes. /keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme