spot_img
HomeBUJKUZjarri shkatërrimtar i pa mëshirshëm i kashnjetit tuaj - ruani gështenjat nga...

Zjarri shkatërrimtar i pa mëshirshëm i kashnjetit tuaj – ruani gështenjat nga zjarri

spot_img

Zjarri në masivin e gështenjave sjell shuarjen e jetës biologjike mbi toke, djegiet e shtresës aktive të tokës  dhe shkatërrim i strukturës se sajë, përveç humbjes së materialit drusor, humusit, lëgushës dhe shtresës së gjetheve të thata, që përbëjnë një rezervë të konsiderueshme plehërimi organik për tokën pasi të dekompozohet, që është plotësisht të asimilueshme nga  pemët, digjet edhe shtresa e gërshetuar e rrënjëve sipërfaqësore e bimësisë në tokë që krijon mundësi për erozionin e tokës.

Zjarri çon tokën në shtjerrim të lëndëve organike për bimët e mbetura ose ato të reja që mundë të lindin, si edhe humbje të rezervave ujore. “Ekuilibrat hidrikë të tokave të djegura prishen dhe kemi humbje nga rezervat ujore.

Jo gjithmonë zjarri mund të parandalojnë rritjen e zhvillimin e patogjenëve.

Zjarri shkatërron masën e gjallë vegjetative dhe dëmton pemët.

Zjarri shkatërron jetën biologjike dhe mikrobike të tokës.

Mund të shkaktojë dëm në rrënjët e qafës së pemëve të cilat janë më të ndjeshme.

Zjarri me temperaturat që shkakton mund të ndryshojë peashin e tokës duke e bërë atë më alkaline dhe duke e varfëruar token në lëndë organike.

Tejngopë token me gazrat helmuese duke shkatërruar jetën e miliona mikrorganizmave që mbrojnë, pasurojnë dhe përmirësojnë strukturën e tokës.

Zjarri djeg lëgushën dhe humusin e tokës duke e përgatitur atë për erozion nga reshjet dhe transpiracion të lagështirës nga rrezatimi diellor.

Zjarri djeg shtresën e gjetheve të thata, të lëgushës dhe humusit duke  ekspozuar tokën ndaj rrezatimit diellor dhe reshjeve, që  prania e rrezeve te diellit në tokë rritë me 12 – 15 gradë temperaturën e tokës duke shtuar transpiracionin, avullimin e lagështirës dhe për pasojë pakësimin e rezervave  ujore të tokës nga njëra anë dhe nga ana tjetër veprimi i faktorëve natyror si shiu dhe era krijojnë premisa për gërryerjen e tokës, erozionin.

Nga  përballja e tokës me temperatura të larta për një periudhë kohore relativisht të gjatë sa kohë qëndron zjarri, digjen dhe zhduken të gjitha mikroorganizmat që gjenden në tokë, të cilat ndihmojnë në formimin, përpunimin  dhe pasurimin e sajë. Toka gjatë djegies, tejngopet me dioksid karboni dhe gazra të tjerë që çlirohen nga djegia e humusit, që dëmton çdo gjallesë, që për disa dekada është e pa mundur popullimi i tokës me këto mikroorganizmave.

Autor: Shpend Nikoçi / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme