spot_img
HomeBUJKUZhvillimi i bujqësisë dhe rritja e rendimenteve në fokus të komunës së...

Zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e rendimenteve në fokus të komunës së Prizrenit

spot_img

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot ka bërë shpërndarjen e motokultivatorëve për përfituesit nga thirrja publike për këtë projekt.

Të pranishëm me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Ndryshe nga viti i kaluar kur nga ky projekt përfituan 60 fermerë, sivjet për fermerët e komunës së Prizrenit janë shpërndarë 92 motokultivatorë, ku përfituesve u ka takuar participimi prej 25%.

Procedura e përzgjedhjes së përfituesve është bërë nga ana e komisionit vlerësues, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht në thirrjen publike.

Vlera totale e projektit është 239,200 euro.

Listën e përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Lista-perfundimtare-e-perfitueseve…

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme