spot_img
HomeBUJKUZëvendësministri Krasniqi: Së shpejti do të hapet thirrja për subvencione

Zëvendësministri Krasniqi: Së shpejti do të hapet thirrja për subvencione

spot_img

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi, pas shumë kërkesave të marra nga fermerët për të ditur se kur do të hapet thirrja për grante dhe subvencione, ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur së shpejti do të hapet thirrja për grante dhe subvencione.

“Fermer të nderuar, me gjithë respektin për ju e sidomos për punën tuaj, në pamundësi t’u përgjigjem veç e veç secilit prej jush, ju njoftoj se MBPZHR do të vazhdoj të mbështesë zhvillimin e bujqësisë përmes subvencioneve/pagesave direkte edhe për vitin 2019”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Gazeta Bujku.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Javët e fundit kam pranuar shumë pyetje dhe kërkesa për tu informuar nga shumë fermer dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, lidhur me programin e MBPZHR-së për #SUBVENCIONE/PAGESA DIREKTE!

Fermer të nderuar, me gjithë respektin për ju e sidomos për punën tuaj, në pamundësi t’u përgjigjem veç e veç secilit prej jush, ju njoftoj se MBPZHR do të vazhdoj të mbështesë zhvillimin e bujqësisë përmes subvencioneve/pagesave direkte edhe për vitin 2019!

Stafi përgjegjës dhe ekspertët e MBPZHR-së, tanimë e kanë përfunduar këtë program, kanë mbetur të përmbushën disa çështje teknike dhe thirrja për të aplikuar në këtë program do të bëhët publike së shpejti!

MBPZHR për vitin 2019 për Subvencione/Pagesa direkte, ka në dispozicion buxhetin në vlerë prej 23,1 milion euro!

Për më shumë info:
www.mbpzhr-ks.net
www.azhb-ks.net

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme