spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVritet një rrëqebull në Turqi, opinioni e konsideron si krim

Vritet një rrëqebull në Turqi, opinioni e konsideron si krim

spot_img

Ashtu siç ndodhi disa javë me parë në Komunë e Ferizajt, gjuetarë të pandërgjegjshëm vranë rrëqebullin  – është kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen (Felidae) – e cila është në zhdukje, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Turqi, në provincën Tunceli, ku gjuetarë ilegalë kanë vrarë një rrëqebull kaukazian, gjë që ka shkaktuar trazira në mediat sociale turke dhe të aktivistëve të mjedisit, të cilët kanë kërkuar kontrolle më të rrepta dhe gjoba mbi gjuetinë e paligjshme.

Rrëqebulli i ngordhur u gjet të shtunën e kaluar nga Cenan Konak, që po ecte poshtë Luginës Pülümür në rrugën e tij për në Erzincan.

Konak u tha gazetarëve se ai pa rrëqebullin e ngordhur pranë një derri të egër po ashtu të ngordhur.

“Nga zyrtarët e deri te qytetarët, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur këto bukuri dhe askush nuk duhet t’i prekë këto krijesa”, shtoi Konak.

Parku Kombëtar i Tuncelit dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Natyrës nisën një hetim për të gjetur autorët.

Rrëqebulli kaukazian, i lindur në Turqinë lindore, është një nën-lloj i rrëqebullit euroaziatik dhe konsiderohet se janë në rrezik zhdukjeje. Popullatat në atë rajon vazhdojnë të tkurren për shkak të humbjes së habitatit dhe rrënimit nga gjahtarët. /tesheshi.com/ Gazeta bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme