spot_img
HomeBUJKUBlegtoriVlerësimi i cilësisë së gjedhit për therje dhe klasifikimi i mishit

Vlerësimi i cilësisë së gjedhit për therje dhe klasifikimi i mishit

spot_img

Masa trupore përfundimtare e kategorive të ndryshme të gjedheve për mish ndryshon varësisht nga ushqimi dhe pirja e ujit gjatë marrjes së ushqimit. Cilësia e mishit në gjedhin e gjallë nuk mund të përcaktohet në mënyrë precize si në gjedhin e therur dhe për këtë arsye në vendet e zhvilluara mishi vlerësohet te gjedhi i therur (ku shikohen të gjitha partitë e mishit, Simpson, 1984).

Në vendet e bashkësisë ekonomike evropiane ekziston rregullorja e përbashkët për përcaktimin e cilësisë së mishit të gjedhit dhe kategorive të tij sipas partive të mishit (trupit të therur). Vlerësimi sipas kësaj rregulloreje ka filluar qysh në vitin 1983. Kjo rregullore mundëson edhe tregun e ndërsjellë të mishit të gjedhit dhe kategorive të tij në kuadër të BEE si dhe intervenimin e përbashkët të bashkësisë rreth çmimit dhe në rastet kur paraqiten sasi më të mëdha të mishit në ndonjë vend, atëherë bashkësia intervenon me eksportim në vendet ku ndihet mungesa.

Në sistemin e klasifikimit të mishit të gjedhit përfshihen 7 kategori të mishit:

Mishi i viçit

Mishi i mëshqerrës

Mishi i demave të rijë

Mishi i kastratëve të rijë

Mishi i kastratëve të vjetër

Mishi i lopëve të reja

Mishi i lopëve të vjetra

Në kuadër të këtij klasifikimi, sipas cilësisë, ekzistojnë 5 klasë të mishit.

E – i shkëlqyeshëm

U – shumë i mirë

R – i mirë

O – i mesëm

P – i vobektë (i dobët). /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme