spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVlerat ushqyese të fëstëkëve

Vlerat ushqyese të fëstëkëve

spot_img

Fëstëkët janë fruta arrore të mrekullueshme që janë cilësuar si simbol i shëndetit dhe mirëqenies qysh nga kohërat e lashta. Këto janë të pasur me shumë vlera ushqyese që janë esenciale për shëndetin.

Fëstëkët, në fakt janë bërthama të marra nga frutat që i përkasin familjes Anacardiaceae, me gjini: Pistacia. Kanë një madhësi mesatare dhe besohet të kenë origjinën në vargjet malore të Azisë Perëndimore dhe rajonin e Turqisë.

Fëstëkët rriten nën klimë të ngrohtë, verëra të thata dhe dimër të ftohtë. Këto kultivohen në shkallë të larë në SHBA, Iran, Siri, Turqi dhe Kinë. Pas plantacionit duhen rreth 8 deri 10 vite derisa bima të kultivojë frutat e saj. Pas kësaj, frutat kultivohen për shumë vite me radhë.

Fëstëkët janë fruta ku bërthama e saj gjendet në mes ndërsa është e mbështjellë në dy anët me lëvore të fortë kockore, bërthama ka ngjyrë të gjelbërt të lehtë, formë paksa të zgjatur, arrin 2 cm gjatësi dhe 1 cm gjerësi, ndërsa peshon rreth 0,7-1 gr.

Pjesa e konsumueshme (farat ose thelbi) ka vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë, 55 për qind yndyra, 22.5 për qind proteina, 19 për qind karbohidrate, 5.15 për qind ujë dhe 1.9 për qind kripëra minerale të K, P, Ca, Mg, Fe, etj. Fëstëkët janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me gama-tokoferol, 23 gr. per 100 gr.

Fëstëkët përmbajnë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik

Rëndësi të madhe ka edhe përpunimi i tyre në industrinë ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike. Gjithashtu rrëshira e tij gjen përdorim në industrinë ushqimore dhe atë kimike. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme