spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVlerat ushqyese të arrave

Vlerat ushqyese të arrave

spot_img

Pjesa e konsumueshme, fara ose thelbi, ka vlera të larta ushqyese pasi përmban 60-70% yndyrën, 8-21% proteina, 10-13 % karbohidrate dhe kripëra minerale të K, P, Ca, Mg, Fe, S, vitamina (vitamina C rreth 1000mg/100gr) etj. Arrat kanë shumë kalori, rreth 650 kal për 100 gramë.

Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë më të vërtet të shumta. Fillimisht, arrat përmbajnë një substance aminoacide bazike të quajtur argininë, shumë e rëndësishme për të parandaluar arterosklerozën.

Për më tepër, arrat mund të konsumohen edhe si qëllim për të parandaluar këto patologji. Duke qenë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen edhe për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.

Rëndësi të madhe ka edhe përpunimi i tyre në industrinë ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike.

Mesokarpi, endokarpi, gjethet dhe lëvorja e drurit gjejnë përdorim në industrinë kimike, kurse druri i arrës ka vlera të larta në mobilieri. Prandaj dhe arra shpesh quhet edhe bimë “ kombinat”. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme