spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVlerat ushqyese dhe kurative e domates

Vlerat ushqyese dhe kurative e domates

spot_img

Përhapja shumë e gjerë dhe konsumi i lartë i domates shpjegohet me vlerën e madhe ushqimore, dietetike e kurative, si dhe me shumëllojshmërinë e përdorimit të sajë. Frutat e domates dallohen për përmbajtje të lartë të vitaminave, kripëra minerale si dhe acide organike.

Domatet e pjekura kanë përafërsisht këtë përbërje kimike në përqindje: ujë 87.96, lëndë ekstraktive të pa azotuara 0.48-4, sheqerëra 2.5-5, lëndë të azotuara 0.8-2, celulozë 0.8-1.5, kripëra minerale 0.6-1.2, yndyrëra 0.2-0.6 etj.

Domatja siç u përmend edhe më lartë ka vlerë të madhe kurative. Ajo përmban antibiotik siç është tomatinae cila shërben në luftimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara dhe të ulcerave kronike, është mjaft i përshtatshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Domatja ndikon edhe në kurimin e sëmundjeve të lehta reumatike, ka veti kuruese edhe për neferitin, artritin, kapsllëkun, etj. Ajo shërben edhe për neutralitetin e aceditetit që krijohet në organizëm nga ushqimi i bazuar në mish dhe drithëra.

Acidet e domates midis të cilave mbizotëron acidi citrik kanë aftësinë të seleksionojnë florën intenstinale, duke favorizuar veprimtarin e baktereve të tretjes, ndërsa pengojnë zhvillimin e baktereve të kalbëzimit.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme