spot_img
HomeBUJKUVjelja e gështenjës - pjesa më e madhe e prodhimit të Tropojës...

Vjelja e gështenjës – pjesa më e madhe e prodhimit të Tropojës shkon në Itali

spot_img

Në Bujan të Tropojës sapo ka nisur sezoni i vjeljes së gështenjave.

Edmond Malaj këtë punë e ka bërë që kur ishte 5 vjeç, duke ndihmuar babain dhe gjyshin e tij. Për Malajt, në Bujan gështenja ka qenë e vetmja mënyrë jetese, ndërsa sot është kthyer në një ekonomi shtesë.

Tropoja ka hapësirën më të madhe të mbjellë me gështenja në gjithë Shqipërinë. Një pjesë e madhe e të vjelave eksportohet e papërpunuar. Shqipëria eksporton mesatarisht çdo vit mbi 6 mijë ton gështenja me një vlerë deri në 8 milionë euro. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon në Itali, ku përpunohet.

Një pjesë e të ardhurave nga eksporti rikthehet në këtë zonë të Tropojës, ku ka familje që e kanë si të vetmen mënyrë jetese.

Për dy javë çdo familje në Bujan, por edhe në gjithë Tropojën, punon vetëm me gështenjat. Ato duhen mbledhur para se në këtë zonë të thellë malore të bjerë dëbora e parë e dimrit që po afron./Top Channel

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme