spot_img
HomeBUJKUViti 2018 sfidues për kultivuesit e mjedrës – inkurajohen që të rrisin...

Viti 2018 sfidues për kultivuesit e mjedrës – inkurajohen që të rrisin prodhimtarinë  

spot_img

Shoqata nacionale e mjedrës ‘Mjedra e Kosovës’ mblodhi së bashku akterët vendas dhe rajonalë të sektorit të mjedrës në Konferencën e Tretë të Mjedrës të mbajtur në Prishtinë. Konferenca u mbështet nga USAID-i dhe donatorët CARITAS dhe GIZ në Kosovë.

Ngjarja pati si synim avancimin e bashkëpunimit midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës, duke krijuar diskutime mbi perspektivat e ardhshme në këtë sektor në Ballkan, si dhe përmbledhjen e arritjeve kryesore dhe sfidave me të cilat ballafaqohet sektori i mjedrës në Kosovë dhe Poloni gjatë disa viteve të fundit. Ngjarja përfshiu prezantime nga specialistët lokalë dhe rajonalë të’ mjedrës.

Është vlerësuar se rreth 4,000 fermerë janë duke kultivuar mjedra në rajone të ndryshme në mbarë Kosovën dhe rreth 2000 hektarë mjedra aktualisht janë në kultivim. Prodhimi është i përqendruar në rajonin e Podujevës, Ferizajt, Shtërpcës dhe Luginën e Zhupës, si dhe është i shpërndarë në komunat në vijim: Prishtinë Dragash, Junik, Skenderaj, Kaçanik, Gjilan, Lipjan. dhe Suharekë.

Aktivitetet e mëhershme bujqësore të USAID-it kanë futur varietete të reja, të cilat tani kanë ndikim në treg dhe në mënyrë të konsiderueshme po e zgjasin sezonin e kultivimit. Për më tepër USAID ka promovuar metoda të reja të kultivimit, trajtimit, paketimit dhe marketingut të kulturës së mjedrës në Kosovë.

Deri në vitin 2020, Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) së bashku me partnerët e saj strategjikë do të ndihmojnë sektorin e mjedrës për ta zhvilluar në një industri të qëndrueshme të tregut të freskët dhe ndoshta duke e bëre furnizuesin superior të mjedrave të freskëta dhe të për dhe të përpunuara në tregjet e brendshme, rajonale dhe të BE-së.

Programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale është një program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i për të zhvilluar një sektor më konkurrues bujqësor në Kosovë përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat e tjera të zinxhirëve të synuar të vlerës.

Kryetari i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, Sami Uka, ka treguar se ky vit ka qenë mjaft sfidues për kultivuesit e mjedrës, por ka theksuar se e njëjta ka ndodhur edhe në vendet e rajonit. Për të tejkaluar këto sfida, ai ka treguar se në këtë konferencë kanë të ftuar edhe ekspert të kësaj fushe nga vendet e rajonit e më gjerë, të cilat sipas tij do të tregojnë për praktikat dhe përvojat më të mira, për tejkalimin e krizave, të cilat mund të shfaqen në sektorin e mjedrës edhe në të ardhmen.

Me një fjalë rasti fermerëve iu drejtua zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, ka thënë se ministria gjatë viteve të fundit ka ofruar mbështetje të madhe financiare për  kultivuesit e pemëve të imëta dhe bimët mjekësore aromatike. “Në politikat dhe strategjitë zhvillimore të MBPZHR-së pemëtarinë e shohim si potencial të rëndësishëm në bujqësinë kosovare, por edhe si sektorë me përparësi krahasuese, andaj  MBPZHR ka ndihmuar zhvillimin e sektorit të pemëve  me dhënien e granteve nga viti 2010 në vlerë prej 152,083.78 euro, ndërsa në vitin 2017 ministria ka ndarë një buxhet prej 14,500,000.00 euro.

E krahas kësaj, që nga viti 2015 përmes pagesave direkte kemi  mbështetur fermerët me nga 400 euro për hektarë”, ka treguar zëvendësministri Krasniqi. Ai po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti, MBPZHR-ja dhe USAID-i së bashku janë duke e bashkë financuar projektin për pemët e imëta në Kosovë, ku për këtë projekt ministria ka ndarë një buxhet prej 3 milionë euro, ndërsa USAID-i 4,2 milionë dollar amerikan.

Ndërsa, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se gjendja në sektorin e mjedrës, ndër vite ka ndryshuar për të mirë falë punës së fermerëve dhe falë mbështetjes që po e japin për zhvillimin e këtij sektori. “USAID-i ka mbështetur lidhjet mes fermerëve dhe tregtarëve dhe shitësve me pakicë, eksportuesve, pra e kemi pasur parasysh këtë zinxhir të vlerave. Gjithashtu kemi ndihmuar fermerët që të certifikohen dhe kjo ua ka rritur potencialin për t’i eksportuar produktet e tyre”, ka thënë Magno.

Kurse në fjalë e saj drejtoresha e Caritas-it për Kosovë, Vera Haag Arbenz tha se Cartasi zviceran do të vazhdojë ta mbështesë kultivimin e pemëve të imëta në Kosovë, e sidomos atë të mjedrës.

Ndërkaq menaxherja e projekteve në GIZ, Ottilie Mooshofer tha se kjo organizatë është impresionuar me performëncën dhe punën e kultivuesve të mjedrës. Ajo inkurajoi fermerët që të vazhdojnë me këtë punë dhe premtoi përkrahje nga organizata të cilën përfaqëson.

Të arriturat dhe sfidat e sektorit të mjedrës në Kosovë, Serbi, BIH dhe Poloni

Sektori i mjedrës në Kosovë

Kujtim Lepaja – Mjedra e Kosovës

Sektori i mjedrës në Poloni

Pawel Krawiec – Universiteti i Lublinit, Poloni

Sesioni i dytë: Inovacionet në sektorin e mjedrës në Poloni

Varitetet e reja për kultivim të freskët të mjedrës dhe program i seleksionitmit te Institutit NIWA

Agnieszka Orzel – Instituti NIWA, Poloni

Menagjimi i pemishtes me mjeder te fresket

Krzysiek Sak – AgronomBerries, Poloni

Standardet e sigurise ushqimore

Aleksandra Depinovska – IQS, Maqedoni

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme