spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVitamina K dhe roli i saj në organizmin tonë

Vitamina K dhe roli i saj në organizmin tonë

spot_img

Përfitimet shëndetësore nga vitamina K përfshijnë një zemër të shëndetshme, mbrojtje të sistemit imunitar, parandalim të osteoporozës, lehtësim nga dhimbjet menstruale, zvogëlim të rrezikut nga kanceri, mbrojtje nga gjakderdhja e brendshme, parandalim të pengesave biliare dhe reduktim të rrjedhjes se tepërt menstruale.

Mungesa e vitaminës K mund të shkaktojë te një grua gjakderdhje të tepërt menstruale. Prandaj marrja e sasive adekuate të vitaminës K është e rëndësishme, ngase zvogëlon rrjedhjen e gjakut.

Vitamina K është një substancë e tretshme në yndyrë, e cila është e pranishme në zorrët e njeriut. Roli më jetësor që luan kjo vitaminë, është kontrollimi i koagulimit të gjakut dhe parandalimi i humbjes së gjakut gjatë lëndimit. Gjithashtu ndihmon në asistimin e përthithjes së përmbajtjes së kalciumit nga ushqimi, gjë që ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e kockave.

Mungesa e vitaminës K zakonisht haset te foshnjat, pasi placenta nuk është një bartës shumë i mirë i këtij ushqyesi, duke rezultuar në zhvillimin e kushteve për gjakderdhje. Prandaj kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm në parandalimin e hemorragjisë te foshnjat.

Ushqimet e pasura me vitaminë K:

Brokoli, luleradhiqja, zarzavatet, fasulet, kale, majdanozi, lakra, spinaqi, marulja, luleshtrydhet, vezët, mëlçia e pulave.

Efektet anësore të vitaminës K:

• Gratë shtatzëna këshillohen që të shmangin shtojcat e vitaminës K në baza ditore, pa konsultime paraprake me mjekun e tyre.
• Personat të cilët marrin ilaçe të hedhjes së gjakut, gjithashtu duhet të shmangin ushqimet e pasura me vitaminë K, pasi ndikojnë në trajtimin e tyre.
• Personat të cilët janë duke përjetuar mpiksje të gjakut, duhet të shmangin marrjen e vitaminës K.
• Nëse keni një histori të mëparshme, si goditje në tru, ose atak kardiak, nuk duhet ta merrni vitaminën K shtesë pa u konsultuar me mjekun tuaj. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe  

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme