spot_img
HomeKuzhinëVezë të mbushura me djathë dhe speca

Vezë të mbushura me djathë dhe speca

spot_img
Me pak djathë, speca të pjekur dhe erëza do të shijoni vezët më të mira të jetës suaj. E kemi fjalën për vezët e mbushura nga Aiba, të cilat do ja shtojnë lezetin tryezës. Luani duart amvisa, sepse vështirë që të rezistoni kur të njiheni me recetën.

vezë (Aiba)

100 gr djathë i bardhë

speca gogozhare (të pjekur në vaj)

majdanoz

kripë

piper i bardhë

vaj ulliri

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.
Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.
I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!/shije.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme