spot_img
HomeBUJKUVdekja e bletëve dhe zhdukja e tyre

Vdekja e bletëve dhe zhdukja e tyre

spot_img

Shuarja masive e kolonive të bletëve po ndodh ne disa vende te ndryshme, jo vetëm në Gjilan, por në tërë Kosovën! Pra, po vazhdon zhdukja dhe vdekja e  kolonive të bletëve, të cilat luajnë një rol të madh në bujqësi.

Siç kemi theksuar edhe më herët, bletët e mjaltit, të cilat kanë një rëndësi të madhe në sektorin e bujqësisë, po zhduken me shpejtësi!

Arsyet e zhdukjes misterioze të bletëve të mjaltit nuk janë vërtetuar plotësisht. Bletaret, po përpiqen të mbajnë bletët te gjalla, por shkatërrimi tyre vetëm se sa vjen dhe rritet.

Bletari Almedin Halimi nga fshati Zhegër tregon për dëmet të cilat ju janë shkaktuar, si pasojë e Vdekjeve të bletëve.

Ai është i shqetësuar, pasi thotë se një gjendje të tillë nuk e mbanë mend asnjëherë qe ka ndodhur për zhdukje masive te tyre. Ai potencon se Shkaku i saktë i vdekjes misterioze të bletëve nuk është emëruar ende.

Në një moment, bletët braktisin kosheret dhe zhduken. Vdekja e bletëve deri me tani është 95, vdekja e tyre ka filluar prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar e deri në muajin prill të këtij viti, ku prej 95 koshere të bletëve tani vetëm 4 janë të gjalla me dyshime që edhe ato mund të vdesin. Dëmi i cili është shkaktuar deri me tani kap vlerën e 11,400 euro!

95 koshere mbeten boshe ku nga 95 prej tyre vetëm 4 arrin te jen te gjalla pasi të gjitha bletët që i kishte janë zhdukur apo vdekur sipas tij!

Almedini, tregon që kanë lajmëruar inspektorët Veterinar të Komunës së Gjilanit, dhe ata i kanë marre mostrat e bletëve të vdekura, të cilat i kanë dërguar në laborator për analiza në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe janë në pritje, të Analizave, te cilat do të tregojnë arsyen e vdekjes së bletëve.

Almedini është duke dyshuar për një infeksion të sëmundjeve së bletës, që njihet me emrin “Pesta Amerikane dhe Evropiane”, dhe ky virus apo sëmundje është mbartur nga vende të ndryshme të Kosovës, është një sëmundje bakteriale që ndodh në larvat.

Meqenëse ky është një bakter që është e pamundur të heqësh qafe patogjenin, kur kolonia prekë Kalbëzimet me të zakonshme evropiane dhe Amerikane, momenti ku infektohet me këto baktere, pjellja vdes, dhe e gjithë kolonia gradualisht shuhet.

Një nga grumbullimi i shumë faktorëve, është edhe paraqitja e komunikimeve mobile në formatin 4G, rrezatimi elektromagnetik, sindromi i shkatërrimit të zorrës së trashë të bletëve, përhapja e tik-takit varroa, infeksion masiv me mikrosporidia, etj!

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme