spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin...

Vazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

spot_img

Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, zyrtarët e IKMN-snë, kanë realizuar një vizitë terreni në Grykën e Deçanit, zonën e fshatit Bellajënë kuadër të PK. “Bjeshkët e Nemuna”.

Image may contain: text and outdoor

Me këtë rast u bë marrja e dy kamerave kurthtë vendosura kohë më parë, njëra tek kroni në Bellaj kurse tjetra në një pjesënne afërsi të staneve te Bellajit, ku besohet se është zonë e mundshme e lëvizjes së një numri të madh të kafshëve të egra, me theks të veçantë errëqebullit (Lynx lynx) si dhe llojeve me të cilat ushqehet ky lloj i rrallë.

Image may contain: outdoor and nature

Pas kontrollimit të kamerave u konstatua se ishin fotografuar llojet e gjitarëve si: Ari u murrmë (Ursus arctos), Derri iegër (Sus scrofa), Kaprolli (Capreolus capreolus), Dreri (Cervus elaphus), Dhelpra(Vulpes vulpes), Macja e egër (Felis sylvestris), Vjedulla (Meles meles), sidhe disa lloje tjera te zakonshme qe nuk vëreheshin mirë. Nga prania e numrit të konsiderueshëm të tyre mund të konstatohej gjendja relativisht e mirë e faunës në këtë pjesë të parkut.

Image may contain: outdoor and nature

Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili detekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në drunj apo kunja të posaçëm. Kjo metodë është jo-intenzive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato.

Image may contain: outdoor

Disa kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, me të vetmin qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisë së llojeve të ndryshme të shtazëve të egra.

Këto kamera deri më tani kanë siguruar të dhëna të besueshme për praninë e llojeve të ndryshme të shtazëve të egra në këto zona të mbrojtur./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme