spot_img
HomeBUJKUVazhdon rregullimi i rrugëve fushore në Rahovec!

Vazhdon rregullimi i rrugëve fushore në Rahovec!

spot_img

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon rregullimi i rrugëve fushore nëpër territorin e komunës së Rahovecit.

Sipas njoftimit, sot është nisur puna për rregullimin e rrugës në Blato të Rahovecit.

“Kërkesat e kahmotshme për rrugë fushore po realizohen në vazhdimësi. Sot, kemi filluar me rregullimin e rrugës në Blato- Rahovec, rrugë kjo e cila krijon qasje për qindra hektar me vreshta. Kjo rrugë kishte probleme pronësore, por falë kontributit të pronarëve të kësaj rruge, rruga tashmë do të jetë e hapur, andaj i falënderojmë pronarët që po kontribuojnë në hapjen e kësaj rruge”, thuhet në njoftim.

Drejtorët Duraku e Oruqi i kanë uruar banorët për këtë rrugë.

“Drejtori i DBPZHR-së Berat Duraku bashkë me drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, Afrim Oruqi kanë falënderuar banorët dhe i kanë uruar për rrugën që po rregullohet”, thuhet në fund.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme