spot_img
HomeBUJKUVazhdon përkrahja e IADK-së për sektorin e bletarisë

Vazhdon përkrahja e IADK-së për sektorin e bletarisë

spot_img

Bletaria vazhdon të jetë në fokus të IADK-së. Të rikthyerit (5) nga komunat e synuara mbështeten nga IADK me grante me qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e bletarisë që do të rezultojë me sasi dhe cilësi të mjaltit. Të rikthyerit mbështeten me duplifikator 300L, shkrirëse dylli elektrike dhe vaskë për hapjen e hojeve.

Mbështetja e ofruar do të ndihmojë bletarët në menaxhimin sa më të lehtë të bletishtes, do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe sasisë së mjaltit për përfituesit. IADK së bashku me partnerët e saj do të vazhdojë të jetë pranë të rikthyerve me këshilla e vizita me qëllim që të sigurojë mundësi punësimi dhe gjenerimi të ardhurave për përfituesit.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme