spot_img
HomeEKONOMIVarfëria e diskutueshme shqiptare: milionat e kosovarëve në kafe, çaj dhe sheqer

Varfëria e diskutueshme shqiptare: milionat e kosovarëve në kafe, çaj dhe sheqer

spot_img

Nga Shkëlzen Rrecaj

Edhe shoqëira e tregut, ajo që të dikton të ulësh kokën e të punosh fort, nuk po mundet ta largojë shqiptarin nga streha e lokalit, shtëpia e dytë e tij. Gjithnjë ankimtar e duke pritur mos i bie diçka nga qielli, ai është gjithashtu fort i lidhur me gjendjen e limontisë ose një dore muhabet para një kafeje apo çaji, duke i lënë orët e punës dhe produktivitetin maksimal prej tyre, në plan të dytë.

Duke iu referuar ë dhënave nga  Dogana e Kosovës, konsumi mesatar vjetor i sheqerit është 49 milionë ton, i çajit 1.9 milionë ton dhe i kafes 7.7 milionë ton. Nisur nga konsumi vjetor, llogaritet që kosovarët shpenzojnë mbi 50 milionë euro në vit për çaj, kafe dhe sheqer, pjesën më të madhe nëpër lokale.

Përkthehen këto si milionat e një vesi të pashqitshëm, e ku pa, në një ekonomi tregu e konkurence.

“Artikulli më i shitur në lokalet e Kosovës sot është kafeja ‘Maçhiato’, më pas vijnë çaji i nxehtë dhe në periudhën e verës pijet freskuese”, thonë pronarët e bareve dhe lokaleve të kryeqytetit, Prishtinës.

Me një kilogram kafe baret dhe lokalet arrijnë të bëjnë mesatarisht 100 kafe, kjo do të thotë se një kosovar në vit pi 120 kafe. Nëse i referohemi këtyre të dhënave sipas një llogaritje të thjeshtë del që kosovarët çdo vit konsumojnë 22 milionë kafe. Nga të dhënat në internet, më shumë kafe në vit konsumojnë vendet nordike ku konsumi i saj arrin deri në 13 kilogramë për frymë në vit.

Për sa i përket konsumit të çajit, më së shumti përdoret ai i zi apo ai i fermentuar apo pjesërisht i fermentuar.

Gjatë vitit 2016 nga të dhënat e Doganave të Kosovës janë zhdoganuar 58 milionë tonë çaj, kafe dhe sheqer në vlerë prej 50 milionë euro.

Po ashtu, gjatë këtij nëntëmujori janë zhdoganuar 39 milionë ton sheqer në vlerë prej 21 milionë euro, ndjekur nga kafeja me 5.3 milionë ton në vlerë prej 13.3 milionë euro dhe çaji me 1.7 milionë ton apo në vlerë prej 6.7 milionë euro.

Ndërsa në gjatë vitit 2015 në Kosovë janë importuar 64.2 milionë ton çaj, kafe dhe sheqer, përkatësisht 54.7 milionë ton sheqer, pasuar nga kafeja me 6.8 milionë ton dhe çaji me 2.5 milionë ton. Vlera e tyre për këtë vit arrijnë 47.3 milionë euro.

Kurse në vitin 2013 deri në nëntëmujorin e vitit 2017 janë importuar 293.9 milionë ton çaj, kafe dhe sheqer me vlerë të përgjithshme prej 230.6 milionë euro. /tesheshi.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme