spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUshqimet që duhet konsumuar për kocka më të forta

Ushqimet që duhet konsumuar për kocka më të forta

spot_img

Teksa plakemi, eshtrat bëhen të thyeshëm, sepse humbasin dendësinë. Kjo është për shkak të mungesës së sasive të mjaftueshme të kalciumit në dietën tonë, e cila është burimi kryesor i mbështetjes për shëndetin tonë të eshtrave. Për fat të keq, shumica e dietave tona nuk konsiderohen të shëndetshme, sepse tashmë jemi mësuar me lehtësinë e të ngrënit të ushqimeve të përpunuara që vetëm do të duhen disa minuta për t’u përgatitur. Por e ardhmja juaj do të duket mjaft e zymtë nëse nuk filloni të bëni ndryshime në dietën tuaj për të forcuar kockat tuaja kur jeni në moshë.

Për fat të mirë, kockat e forta mund të mbahen në një mënyrë me shtimin e këtyre ushqimeve në dietën tuaj.

Qumështi

Kur bëhet fjalë për marrjen e kalciumit në trupin tonë, qumështi është padyshim një nga burimet më të mira deri me tani. Një gotë qumësht përmban deri në 30 për qind të kompensimit dietik të rekomanduar. Për më tepër, shumica e prodhimeve të qumështit që shiten sot përmbajnë vitaminën D duke shtuar një shtytje të madhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Zarzavate me gjethe

Zarzavate me gjethe si, lakra dhe bamjet vlen të shtoni në dietën tuaj pasi që ato përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme, si kalciumi, që mund të ndihmojnë në forcimin e eshtrave edhe në moshën tuaj. Ju mund t’i shtoni ato në sallatat tuaja, ose të bëni supa nga ato, nëse ju pëlqen.

Bajamet

Një burim tjetër i kalciumit që duhet të jetë në dietën tuaj është bajamja. Kjo arrë është e mbushur me kalcium dhe lëndë ushqyese jo vetëm që do të bëjnë kockat tuaja të forta, por gjithashtu do t’ju mbrojnë nga probleme të ndryshme shëndetësore. Edhe nëse zgjidhni gjalpë nga bajamet, akoma jeni duke marrë një sasi mjaft të mirë të kalciumit, si dhe yndyra të shëndetshme.

Kosi

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë, pasi që është përgjegjës për të bërë trupin tonë të absorbojë siç duhet kalciumin dhe ushqyesit e tjerë. Shumicën e kohës, marrim vitaminë D nga dielli, por kosi gjithashtu mund të furnizojë këtë vitaminë në trupin tonë. Zgjidhni kosin nëse dëshironi të merrni vitaminën D dhe kalcium.

Peshku Salmon

Një ushqim tjetër që mund të japë një dozë të shëndetshme të vitaminës D në sistemin tuaj. Për më tepër, peshku i tillë përmban gjithashtu acide yndyrore të shëndetshme omega-3 që mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Një shërbim i këtij peshku mund t’ju japë vitaminën D plus kalcium, nëse përfshihen kockat e buta.

Djathi

Një burim tjetër i kalciumit është ai që ne synojmë ta shërbejmë gjatë mëngjesit. Po, e keni këtë të drejtë, djathë! Megjithatë, sa më shumë që do të donit të hani më shumë djathë gjatë gjithë ditës, është më mirë që të praktikoni edhe ta kontrolloni këtë pjesë. Ngrënia e 40 gramë djathë mund të furnizojë deri në 30 për qind me kalcium në trupin tuaj.

Përshtati: Albina Alija / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme