spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUshqimet më të mira për t'i ngrënë pas marrjes së antibiotikëve

Ushqimet më të mira për t’i ngrënë pas marrjes së antibiotikëve

spot_img

Pas marrjes së antibiotikëve, është e rëndësishme të rivendosni “bakteret e mira” në zorrët tuaja. Do të jetë në favorin tuaj nëse preferoni ta bëni këtë natyrisht përmes dietës, ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë në rivendosjen e florës suaj bakteriale të zorrëve.

Kosi – është një produkt shumë ushqyes që prodhohet nga fermentimi natyral i qumështit, është ushqimi probiotik më i njohur dhe sigurisht është një nga ushqimet më të mira për të ngrënë pas marrjes së antibiotikëve.

Lakra – ajo që e bën lakrën turshi të ndryshme nga lakra e freskët janë bakteret probiotike. Ekspertët konfirmojnë se fermentimi i lakrës çon në prodhimin e një sasie të madhe probiotikësh të cilët furnizojnë bakteret e mira në stomak dhe parandalojnë rritjen e baktereve të këqija.
Për të përfituar të gjitha vlerat ushqyesve në lakër, konsumojeni të papërpunuar e po ashtu edhe lëngun e saj, kur bëhet fjalë për rikthimin e baktereve të mira pas marrjes së antibiotikëve.

Hudhra – një tjetër ushqim i mirë për të ngrënë pas një kursi antibiotikësh, është një burim i madh i prebiotikëve. Prebiotikët janë karbohidrate jo të tretshëm që ndihmojnë bakteret e mira, të rriten dhe të lulëzojnë në sistemin e tretjes.

Rekomandimet për sasinë ideale të prebiotikëve në dietë ndryshojnë shumë, por në shumicën e rasteve, rekomandimet shkojnë nga 4 deri në 8 gram (0.14-0.28 oz) për mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm, deri në 15 gram (0.53 oz) ose më shumë për ata me çrregullime të tretjes. Një shërbim i tre karafilëve të hudhrave të mëdhenj siguron rreth 2 gram prebiotikë.

Për një super ushqim në menynë tuaj, përzieni kos me hudhër të grirë, shto dhe kastravec të copëtuar nëse ju pëlqen.

Bajamet – përpos që janë burime të pasura me vlera ushqyese, është dhe një arsye tjetër pse bajamet e bëjnë atë në këtë listë të ushqimeve më të mira për të ngrënë pas antibiotikëve: Një studim i vitit 2010 zbuloi se bajamet mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve virale siç është i ftohti i zakonshëm dhe gripi. Pas marrjes së antibiotikëve, ju jeni më të prirur ndaj infeksioneve të reja si pasojë e një sistemi imunitar të dobësuar.

Hulumtuesit përgjegjës për këtë studim me bajame zbuluan se kimikatet e natyrshme që gjendeshin në lëkurat e bajames përmirësuan aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të zbuluar viruse dhe për të rritur imunitetin e organizmit dhe me rritjen e imunitetit shanset për të parandaluar përsëritjen e viruseve janë më të mëdha. Edhe pasi bajamet ishin tretur në zorrë, kishte akoma një rritje në aftësinë e trupit për të luftuar viruset. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme