spot_img
HomeBUJKUUSAID dhe MBPZhR vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

USAID dhe MBPZhR vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë për këtë vit.

Ministri Mustafa, duke vlerësuar lartë mbështetjen e USAID-it për bujqësi, ka theksuar se partneritetin më mbështetësitë ndërkombëtarë, siç është edhe USAID-i, do ta thellojnë edhe më shumë me projekte konkrete, që për qëllim do të kenë avancimin e përgjithshëm të bujqësisë e bashkë me këtë edhe avancimin e aftësive të fermerëve për të qenë edhe më konkurrues në treg.

Ai ka ritheksuar se transparenca dhe efikasiteti në punë do të jenë prioritet në mandatin e tij qeverisës në këtë ministri.

Nga ana e saj, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno, duke e uruar ministrin për detyrën e re, shprehu falënderim për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej në avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme