spot_img
HomeBUJKUU mbajt ‘Dita e Arrës’ në Qyshk të Pejës

U mbajt ‘Dita e Arrës’ në Qyshk të Pejës

spot_img

Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë në bashkëpunim me kultivuesit e arrës dhe lajthisë kanë shënuar ‘Ditën e Arrës’ në Qyshk të Pejës.

Kjo ditë u shënua në Plantacionin e Petrit Çekut, kultivues i arrës. Në ‘Ditën e Arrës’ morën pjesë një numër i madh i kultivuesve të arrës nga gjithë Kosova e Maqedonia e Veriut.

Profesor Vahid Avdiu para kultivuesve të arrës mbajti një ligjëratë rreth masave që duhet të ndërmarrin kultivuesit në vjeshtë. Duke filluar me trajtimin me preparate të bakrit pas përfundimit të vegjetacionit, kur të bien gjethet komplet. Po ashtu edhe me plehërim me NPK 7 20 28 + micro, në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.

Befasi e kësaj dite ishte nga Zeni Dauti, i cili kishte sjell mbi 200 lloje të kultivarëve të arrës, të cilat fermerët patën rastin t’i shohin për së afërmi.

Në fund u ndan mirënjohje, ku Petrit Çeku u shpall fermeri i viti dhe Zeni Dauti nga Gostivari për kontributin e vazhdueshëm në Shoqatën Arra dhe Lajthi.

/Gazeta Bujku

Image may contain: 3 people, people standing, outdoor and nature

Image may contain: food

No photo description available.

Image may contain: food

Image may contain: food

Image may contain: tree, grass, sky, plant, outdoor and nature

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme