Search

Turqia eksporton mbi 1.2 miliardë dollarë fruta-perime në periudhën janar-gusht 2019

72

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi Lindor (DKIB), në 8 muajt e kaluar të këtij viti Turqia ka eksportuar në 114 vende të botës 1 milion e 964 mijë e 812 tonë fruta-perime të freskëta duke siguruar 1 miliard e 207 milionë e 84 mijë e 507 dollarë të ardhura.

Vendin e parë në eksportin turk të fruta-perimeve të freskëta për këtë periudhë e zë Federata e Rusisë. Këtij vendi i janë shitur 455 mijë e 190 tonë fruta dhe perime kundrejt 375 milionë e 386 mijë e 968 dollarëve.

Rusia ndiqet nga Gjermania me 159 milionë e 802 mijë e 289 dollarë, Iraku me 98 milionë e 414 mijë e 511 dollarë, Rumania me 81 milionë e 508 mijë e 907 dollarë dhe Ukraina me 59 milionë e 125 mijë e 304 dollarë eksporte fruta-perimesh të freskëta nga Turqia gjatë periudhës janar-gusht 2019./Trt.tr.shqip




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *