spot_img
HomeBUJKUBlegtoriTrashja intensive e viçave

Trashja intensive e viçave

spot_img

Sot në Kosovë kemi shumë ferma për trashjen e viçave për therje dhe numri i tyre vazhdimisht po rritet. Çmimi i lartë, fuqia punëtore e ulët dhe leverdia ekonomike e bën trashjen e viçave një degë shumë të rëndësishme dhe fitimprurëse të Blegtorisë në Kosovë.

Përpos që kërkohet angazhim pak, për përfundimin e një cikli të trashjes kërkohet edhe ushqim shumë më pak se lopët qumështore dhe është mjaftë shumë fitimprurëse.

Ekzistojnë forma të ndryshme të trashjes së viçave bazuar në mënyrën e të ushqyerit: Trashja intensive me koncentrate, trashja jo intensive me shumë ushqime voluminoze dhe trashja ne kullota e cila zgjat më shumë kohë.

Në këtë artikull do të flasim për trashjen intensive me më shumë koncentrate:

Kohëve të fundit edhe në Kosovë kemi një rritje të llojit të këtyre fermave, kjo formë bazohet në të ushqyerit e viçave me sasi më të vogël të ushqimit voluminoz (Sanë, kashtë, silazh) dhe më shumë në koncentrate.

Këtu flasim për një balancim të përpiktë të racionit ushqimor që të arrihet shtimi ditor i dëshiruar.

Në këtë tip të trashjes futen viҫat 180-220 kg (3-4 muajsh) dhe largohen nga ferma 450-500 kg (8-9 muajsh), këtu mund të futen raca si: Simentali, Brown Swiss, Montbiliard si dhe raca te kombinuara dhe mund të arrihet shtim dirë 900 – 1300 gr/ditë.

Racioni:

Kujdes të veçantë balancimit te lëndëve ushqyese sidomos:
– Energjisë,
– Mineraleve: Ca dhe P si dhe Kripës,

Po ashtu duhet ti kushtohet shumë vëmendje edhe lëndës së thatë kërkesat për lëndë të thatë varen nga pesha dhe shtimi ditor, lënda e thatë jepet: 1.5-3.0 kg/100 të masës trupore, ushqimet voluminoze: 0.5-0.8 kg/100 kg te masës trupore, ndërsa koncentrati jepet sipas nevojës

Demat me masë 300 kg konsumojnë 2.1-2.2 kg kurse ata me mase 400 kg 1.7-1.9 kg LTH/100 kg, pra me shtimin e peshës zvogëlohet edhe nevoja për lëndë të thatë, do të thotë se nuk ka nevoje për ushqim më shumë edhe pse kanë peshë më të madhe.

Më poshtë gjeni një racion të kalkuluar për viҫa me peshë 300 kg me një shtim ditor që pretendohet të jetë 1200 gr/ditë.

Kujdes: Viҫat që blihen në treg duhet që të futen në një pjesë të ndarë nga stalla në mënyrë që të mos sillen sëmundje në fermë, kjo ndarje shërben po ashtu për ambientim me fermën e re dhe ushqimin e ri. Në këtë kohë po ashtu bëhet edhe vaksinimi i viҫave.

No photo description available.
Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme