Search

Trabzoni eksporton 218 milionë dollarë lajthi në 48 vende

211

Në periudhën janar-mars nga Trabzoni i Turqisë janë eksportuar 218 milionë e 159 mijë dollarë lajthi në 48 vende, kryesisht në Itali, Gjermani dhe Francë.

Sipas një raporti bazuar në vlerësimin e të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKİB) 34 mijë e 982 tonë është sasia e lajthive që janë eksportuar nga Trabzoni në tremujorin e parë në 48 vende të ndryshme.

Të ardhurat nga ky eksport janë llogaritur në 218 milionë e 159 mijë e 565 dollarë.

Sipas këtyre të dhënave eksporti i lajthisë turke për tre muajt e parë të këtij viti është rritur me 36% në sasi dhe 35% në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vendi që ka marrë më shumë lajthi nga Turqia është Italia me 12 mijë e 921 tonë. Italia ndiqet nga Gjermania me 4 mijë e 439 tonë dhe Franca me 3 mijë e 806 tonë. /trt.tr.shqip




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *