spot_img
HomeBUJKUTërbimi - Rabies

Tërbimi – Rabies

spot_img

Shkruan: Uvejs N. LATIFI

Tërbimi-Rabies, është sëmundje infektive virusale e cila prekë pjesën më të madhe të kafshëve me gjak të ngrohtë dhe njeriun. Kjo sëmundje gjatë zhvillimit klinik të saj karakterizohet me ENCEFALOMIELIT dhe në shenja eksitimi dhe përfundon me paraliza dhe ngordhje të kafshës. Shkaktari i sëmundjes është një virus i familjes RABDOVIRIDA.

Burimin kryesor për virusin e tërbimit janë kafshët e sëmura dhe kafshët ekskretuse të cilat përhapin virusin në mjedisin e jashtëm me anën e pështymës. Viruset e tërbimit në gjedhe dhe kafshët e tjera transportohet me anën e kafshimit nga kafshët mish ngrënëse më të rrezikshme në këtë drejtimit janë qentë, ujqërit, dhelpra etj.

Viruset e tërbimit janë të pranishme në pështymën e kafshëve të infektuara disa kohe para shfaqjes të shenjave klinike (3-5 ditë). Mënyrë tjetër e transmetimit te virusit të tërbimit është edhe nëpërmjet kontaktit të viruseve me lëkuren e dëmtuar. Fillimi i infeksionit varet nga futja e viruseve në një plagë dhe kjo ndodhë zakonisht me kafshimin nga një kafshe e tërbuar.

SHENJAT KLINIKE

Periudha e inkubacionit të sëmundjes ndryshon shumë dhe ajo mund të shkojë nga një javë deri në tre muaj varësisht nga vend i kafshimit. P.sh kur kafshimi ka ndodhur në qafë periudha e inkubacionit është e shkurtër, ndërsa kur kafshimi është në këmbë, periudha e inkubacionit është e gjatë.

Shenjat klinike rrallë herë shfaqen të gjitha deri në fund. Ato mund të jenë shenja të trurit, palcës shpinore të nervave kraniale ose te përziera.

Karakteristikë për infeksion e tërbimit është fakti që shenjat klinike kur shfaqen progresionë që d.m.th. se shenjat nervore të ditës së parë bëhen më të theksuara apo më të ashpra në ditën e dytë ose tretë.

Zhvillimi klinik i sëmundjes mund të ndahet në tri faza:

FAZA PRODROMALE

FAZA EKSITATIVE

FAZA  PARALITIKE

Gjatë fazës së parë e cila zakonisht zgjatë një deri në tri ditë kafshët shfaqin shenja jo të qarta të prekjes se S.N.Q ato kërkojnë të mbeten të veçuara, janë të shqetësuara, kanë sjellje të gjalla dhe pllasin vazhdimisht.

Faza e dytë: Kafshët bëhen shumë më agresive dhe të rrezikshme e cila është shumë e shprehur sidomos në qen, ata vërsulën pa marr parasysh pengesat që i dalin përpara. Pastaj kafshë që godasin me brirë dhe pallin vazhdimisht.

Faza e tretë: Kafshët kanë depresion i cili shkon vazhdimisht duke u rënduar. Shfaqet DISFAGIA, SALIVACION i shtuar dhe lëvizshmëri e paktë e gjuhës. Tek ato kafshë ndodh paraliza e faringut dhe laringut të cilat shoqërohen me REGURGITACION.

Gjate zhvillimit të sëmundjes, kafshët e mbajnë kokën dhe qafen të varur, kemi lëshim të muskulaturës të fytyrës, shenjat spinale në këtë fazë janë më të avancuara, me paralizë të plotë në gjymtyrët të pasme, kafshët ngordhin 10 ditë pas shfaqjes së shenjave klinike. /Gazeta Bujku 

—-

Uvejs N. LATIFI (Teknik Veterinar)

Student: Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

Drejtimi : Mjekësi Veterinare

E-mail : [email protected]

nr kontaktus : +383 44 255 001

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme