spot_img
HomeBUJKUTeknologjia e kultivimit të fidanëve

Teknologjia e kultivimit të fidanëve

spot_img

Prodhimi i fidanëve te perimeve

Përgatitja cilësore e fidanit, krahas faktorëve tjerë, është ndër faktorët kyç për arritjen e rendimenteve të larta tek perimet. Fidani shëndoshë vital, i cili arrin për ndërrim në kohën e planifikuar, është njëri nga parakushtet më të rëndësishme për arritjen e rendimenteve të larta. Fidani paraqet fazën e hershme të rritjes dhe zhvillimit të bimëve, e cila fazë veç tjerash karakterizohet me një ndjeshmëri mjaft të madhe ndaj kushteve të ambientit të jashtëm. Përgatitja cilësore e fidanit është një punë delikate, e ndjeshme, përveç tjerave edhe për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë, me vështirësi të mëdha eliminohen në fazat e mëvonshme të prodhimit. Prodhimi i fidanit të perimeve bëhet në mënyra të ndryshme, kryesoret janë:

Mënyra tradicionale

Kjo mënyrë e kultivimit aplikohet ende sidomos për prodhim të fidanit për ndërrim në fushë. Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit bazohet në prodhimin e fidanit në lehë të nxehta.

Zakonisht, fidani i prodhuar përmes kësaj metode, ndërrohet me rrënjë të zhveshura fidanët me rrënjë të zhveshura të prodhuar në mënyrë tradicionale pësojnë ndërprerje të rritjes në momentin e ndërrimit në vendin e përhershëm. Në kushte të temperaturave të larta, mungesës së lagështisë, apo erërave të fuqishme rreziku i eliminimit të tyre është shumë i lartë.

Fidanët e prodhuar në sistemet tradicionale rezultojnë me humbje të larta në periudhën e pas mbjelljes, rezultat i të cilës është prodhimtaria relativisht e ulët e bimë.

Mënyrat e përmirësuara të prodhimit të fidanit

Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit paraqet përpjekjet për ta avancuar prodhimin e fidanit. Ka përparësi në krahasim me prodhimin tradicional të fidanit. Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit paraqet përpjekjet për ta avancuar prodhimin e fidanit. Ka përparësi në krahasim me prodhimin tradicional të fidanit. Në këto raste zakonisht fidani mbillet në shtretëri (lehë të nehta). Në fazën e dy gjetheve ai trapiantohet në saksi (që janë të formave të ndryshme, si plastike, letre, qeska najloni etj). Me qëllim që fidanit t’i ofrohen kushte më të favorshme për rritje dhe zhvillim deri në momentin e ndërrimit në serrë.

Prodhimi i fidanëve ne module

(kaseta, kontejner)

Paraqet mënyrën më bashkëkohore të prodhimit të fidanit. Kjo metodë bazohet në prodhimin e fidanëve në module të cilat prodhohen kryesisht nga plastika dhe stiropori. Këto janë të madhësive të ndryshme dhe me numër të ndryshëm të vrimave në to.

Modulet prodhuara nga plastika kanë disa përparësi, pasi që në rend të parë është më e lehtë që të mbahen të pastra dhe dezinfektohen me lehtë.

Kjo mënyrë e prodhimit paraqet formën më intensive të prodhimit të fidanit e cila karakterizohet me përparësi të mëdha në raport me metodat e përshkruara me lart: Farërave ju sigurohen kushte optimale për mbirje dhe në të njëjtën kohë reduktohet sasia e farave që përdoret për njësi të sipërfaqes.

Kohëzgjatja e prodhimit të fidanit është më e shkurtë dhe në këtë mënyrë arrihet një racionalizim

i kostos së prodhimit të fidanit dhe hershmëri e daljes së prodhimit në treg.

Transporti shumë m i lehtë madje edhe në distanca më të mëdha.

Në prodhimin e fidanëve cilësor, rëndësi të madhe ka substrati i cili përdoret për fidan. Prodhuesit përdorin substrate të ndryshme. Pavarësisht llojin e substratit që përdoret, është me rëndësi që ai ti plotësoj disa kushte të përgjithshme.

Substratet që përdoren në prodhimin e fidanit

Substratet që përdoren për prodhimin industrial të fidanëve duhet të kenë cilësi të larta kimike dhe fizike. Kjo nënkupton para së gjithash që:

substrati të ketë strukturë të mirë,

të ketë lagështi optimale

mos dëmtohet si rezultat i ujitjeve të fidanit,

të ruaj uniformitetin e tij fizik.

të sigurojë një mjedis uniform për rritjen,

të karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse,

mundësisht të ketë kosto sa më të ulet.

Mbjellja e farës

Është shumë e rëndësishme që mbjellja të bëhet në afatin e caktuar, varësisht nga koha kur planifikohet të bëhet ndërrimi i fidanëve në serrë.

Për mbjellje duhet përdorur farë me veti të mira biologjike.

Cilësia e lartë e farërave është esenciale në sistemit të prodhimit të fidanave në module.

Duhet të përdoret vetëm fara hibride, (e F1 gjeneratës).

Farërat që përdoren për mbjellje në këtë sistem, duhet të kenë aftësi dhe energji të lartë të mbirjes.

Mbushja e kasetave me substrate bëhet me dorë ose në mënyrë të mekanizuar.

Numri i vrimave në module dhe madhësia e tyre varen nga një kompleks faktorësh (lloji, afati i mbjelljes etj). Çdo herë duhet patur parasysh që bimët e familjes cucubitaceae (trangulli, shalqini, pjepri) kanë kërkesa më të mëdha për vëllim të vrimave në module (duhet të mbillen ne module me vrima më të mëdha).

Në prodhimin bashkëkohor të fidanit mbulimi i farës bëhet me minerale të bluara (vermikulit) të cilat pasi bluhen dhe trajtohen në temperatura shumë të larta fitojnë një strukturë shtresore me aftësi të lartë ujëmbajtëse dhe në këtë mënyrë përmirësojnë kushtet e mbirjes së farave.

Nga mbjellja deri tek mbirja bima ka nevojë për temperaturë dhe lagështi të përshtatshme.

Cilësia e fidanit varet nga aplikimi i drejt masave të përkujdesit pas mbirjes.

Këto masa të përkujdesit bazohen në:

Sigurimin e temperaturës optimale

Mbajtjen e lagështisë optimale

Të ushqyerit e fidanëve

Ndriçimi

Mbrojtjen nga sëmundjet e dëmtuesit

Kalitjen e fidanit

Sigurimi i temperaturës optimale gjatë prodhimtarisë së fidanit, është njëri ndër parakushtet më të rëndësishme, për prodhimtari cilësore të fidanit.

Temperaturat duhet përshtatur kërkesave të kulturës së caktuar dhe në varshmëri nga faza e rritjes së fidanit.

Gjatë përgatitjes së fidanit, përveç temperaturës së ajrit, gjithashtu është mjaft e rëndësishme edhe temperatura e substratit (dherishtes). Është e preferuar që ajo të jetë e afërt me temperaturën e ajrit.

Sigurimi i dritës së mjaftueshme është masë mjaft e rëndësishme gjatë përgatitjes së fidanit, pasi në mungesë të dritës së mjaftueshme (edhe nëse janë të siguruara të gjitha kushtet tjera), mund të vije deri tek zgjatja e fidanit dhe si i këtillë fidani është më pak vital, më i zbehtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe faktorëve të tjerë.

Të ushqyerit e fidanëve

Substratet industriale që shfrytëzohen në prodhimin e fidanëve, zakonisht përmbajnë elementë të ndryshëm ushqyes dhe mund të sigurojnë të ushqyerit normal të fidanëve për pjesën më të madhe të qëndrimit të tyre në kaseta.

Në rate të caktuara, mund të kërkohet të ndërhyhet me plehra të ndryshëm për të bërë korrigjimet e nevojshme.

Plehrat mund të shtohen nëpërmjet sistemit të ujitjes.

Ri-plehërimi mund të filloi në fazën e gjetheve të vërteta. Për ushqimin e bimëve përmes gjetheve më së miri është që të përdoren plehrat e lëngët, që janë të tretshme, disa prej të cilëve mund të kombinohen edhe me preparate për mbrojtjen e bimëve.

Plehrat mund të shtohen nëpërmjet sistemit të ujitjes me anë të sistemeve të ndryshme.

Numri i ri-plehërimeve varet nga gjendja e bimëve, përmbajtja e substrateve faza fenologjike dhe kushtet mikroklimatike në të cilat prodhohet fidani.

Është me shumë rëndësi që të kihet kujdes në raportin e plehrave që përdoren për ri-plehërim në këtë fazë. Para së gjithash duhet përdorur plehra me përmbajtje të ulët të azotit, (në mënyrë që mos të ndikohet zgjatjen e panevojshme të fidanëve) dhe kaliumit e në anën tjetër të kenë përmbajtje të lartë të fosforit.

Ujitja e fidanëve

Uji i cili përdoret për ujitjen e fidanëve, duhet të jetë i pastër në aspektin kimik dhe biologjik.

Ujitja e fidanëve duhet bërë me ujë, i cili ka temperaturë përafërsisht të njëjtë me temperaturën e ambientit në të cilin ndodhen fidanët.

Ujitjet duhet të jenë të rregullta dhe sipas nevojës. Ujitjet mund të kryhen me dorë, por në sipërfaqe të mëdha zakonisht instalohen sistemin e ujitjes ajrore e cila kryhet përmes sprucatorëve (në formë shiu artificial). Këto sisteme janë mjaft efektive dhe mundësojnë lëvizjen mekanike të sprucatorëve të ujitjes në çdo pjesë të fidanishtes.

Ujitja duhet të jetë e tillë që të realizojë rrjedhje minimale të ujit nga modulet dhe humbje minimale të lëndëve ushqyese prej tyre.

Para ndërrimit të fidanit në vendin e përhershëm fidanët duhet dalëngadalë t’i përshtaten kushteve të ambientit të ri në serra, do të thotë duhet bërë kalitja e fidanit. Kalitja nënkupton adaptimin ndaj regjimit të temperaturës, ndriçimit dhe ujitjes, në kushtet e ambientit të ri, në të cilën do të ndërrohet fidani.

Mbrojtja e fidanëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit është një masë obligative dhe njëri ndër parakushtet më të rëndësishme për prodhimtarinë cilësore të fidanit të kulturave perimore.

Kushtet optimale që krijohen gjatë prodhimtarisë së fidanit në mjedise të mbrojtura, njëkohësisht janë shumë të favorshme edhe për zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Mbrojtja duhet bazuar në masa preventive mbrojtëse. Nëse nuk përdoren substrate industriale (që janë të pastra) së pari duhet bërë dezinfektimi i dherishtes, si dhe mjeteve të punës. Dezinfektimi i dherishtes mund të bëhet me temperatura të larta (më së shpeshti me avull me temperaturë 80-120oC), me ç’rast përveç shkaktarëve të sëmundjeve eliminohen edhe farërat e barojave të këqija.

Përdorimi i preparateve mbrojtëse gjatë përgatitjes së fidanit bëhet varësisht nga gjendja e bimëve dhe problemet që paraqiten në ndërkohë. /keshillabujqesore.com / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme