spot_img
HomeBUJKUTeknikat e kultivimit të boronicës

Teknikat e kultivimit të boronicës

spot_img

Boronica moderne është risi e shekullit të 20-të. Në shek. 19-të, e vetmja mënyrë për ta shijuar boronicën ka qenë gjetja e saj në natyrë. Më pas, shkencëtarët kanë filluar që të merren me studimin e kultivimit të boronicës dhe kanë ardhur në përfundimin se boronica mund të kultivohet, dhe atë në numër të madh të varieteteve, të cilat po shtohen dita ditës.

Në kohën e sotme, qasja në boronicë të freskët është e mundur përgjatë gjithë vitit. Kjo duke u mbështetur në faktin se pjekja në vende të ndryshme ndodh në kohëra të ndryshme:

Në Europë fillon nga muaji mars e deri në gusht.

Në Amerikën jugore nga gjysma e shtatorit e deri në gjysmën e marsit.

Në Azi nga muaji prill e deri në gjysmën e tetorit.

Në Afrikë nga muaji gusht e deri në janar dhe

Në Australi nga muaji gusht e deri në muajin mars.

Boronica është rezistente ndaj shumicës së sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe jep prodhim deri në 20 vite. Janë tri lloje të kaçubave të boronicës: të larta, të ulëta dhe gjysmë të larta. Shumica e boronicave të kultivuara bëjnë pjesë në kaçuba të larta, falë rezistencës së tyre më të lartë ndaj ngricave të dimrit.

Kërkesat për kultivimin e kësaj boronice janë:

Boronicat janë të lidhura me dheun. Kërkojnë tokë e cila ka kullim të mirë dhe tokë e acidike me pH 4-5.

Bimët duhet të mbillen në vjeshtë ose në pranverë. Zgjedhje më e mirë është që fidanët e mbjellura të jenë 2 ose 3 vjeçare dhe të jenë të shëndosha.

Uji luan rol kyç për zhvillim.

Sistemi rrënjor i boronicës është i cekët, çka shpreh nevojën konstante për lagështi optimale.

Vrimat ku do të mbjellën boronicat duhet të jenë 50 cm të thella dhe 45 cm të gjëra.

Të përdorët torfë e cila e mbanë dheun e shkrifët dhe me lagështi optimale për zgjerim të mirë të rrënjëve.

Largësia e bimës nga bima 80 cm, dhe rendi nga rendi 2.5 metra.

Plehrimi të bëhet një muaj pas mbjelljes, jo gjatë mbjelljes.

Të realizohet pasurimi me ushqime varësisht nga faza e zhvillimit.

“E ndejshme” do të ishte termi i duhur për etiketimin e boronicës. Me kërkesa specifike për rritje dhe zhvillim, reaksionet ndaj mungesës së lagështisë, elementeve të caktuara, apo goditjet nga insektet bëhen shumë shpejt të dukshme përmes gjendjes së gjetheve, faktor kjo që pastaj edhe nxit ndërhyrje të shpejtë./Gazeta Bujku

Autorë: Alkend Tahirsylaj & Valentina Lajqi

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme