spot_img
HomeBUJKUTë rejat e angazhuara në agrobiznes i kontribuojnë zhvillimit të sektorit dhe...

Të rejat e angazhuara në agrobiznes i kontribuojnë zhvillimit të sektorit dhe ndryshimeve shoqërore

spot_img

“Që kur kam qenë fëmijë kam punuar përkrah familjes time me grumbullimin e bimëve mjekësore aromatike. Është punë e mirë, e përshtatshme për të gjitha moshat, nuk të bën dëm dhe është mundësi e mirë për të rritur të ardhurat familjare”. Blinishta Beqiraj, tani ndjek universitetin, ku studion për bujqësi dhe investon nga koha e saj për të ndjekur programe trajnimi të dizajnuara për të rinj që janë të angazhuar në punët e fermës dhe agrobiznes. Me njohuritë dhe shkathtësitë e reja që ka mësuar, Blinishta mbështet edhe më mirë punën e familjes së saj në fermën e tyre në Mojstir, Istog dhe ofron specializimin e saj e vë në shërbim të biznesit familjar “Erblini”, që kryesisht merret me grumbullimin e bimëve mjekësore aromatike dhe kultivimin e tharjen e tyre. Përveçse që është shumë e angazhuar në të gjitha fazat e punës në fermë, Blinishta është shumë e afërt me motrën e saj 4-vjeçare dhe kalon sa më shumë kohë që mundet me të.

Fitore Avdiaj, me diplomë universitare dhe profesionale në komunikim masiv dhe ekonomi, menaxhon një proces shumë të rëndësishëm në biznesin familjar Agroprodukt shpk, që është kompania më e madhe grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese e bimëve mjekësore aromatike në Kosovë, me qendër në Istog. Fitorja e kalon pjesën më të madhe të ditës së punës në zonën e prodhimit. Ajo mbikëqyr procesin e prodhimit, regjistron llojet e shumta të bimëve mjekësore aromatike dhe të produkteve të tjera pyjore jo-drusore që kjo kompani grumbullon, kontrollon cilësinë e bimëve të thara dhe të paketuara si dhe mbikëqyr mostrat për eksport. “E kemi ndjekur këshillën e një eksperti gjerman dhe kemi punësuar më shumë gra për procesin e ndarjes dhe klasifikimit të bimëve, pasi ato kanë treguar më shumë shkathtësi dhe kujdes në këtë proces kyç” thotë Fitorja, e cila bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes janë të përfshirë në çdo aspekt të biznesit që ka nisur babai i tyre.

Gra të reja si Blinishta dhe Fitorja janë e ardhmja e sektorit të agrobiznesit në Kosovë. Ato janë shembuj frymëzues për të tjera gra dhe vajza, qoftë nga familjet e tyre apo rrethi i  tyre shoqëror. Blinishta dhe Fitorja, me punën, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre që i kanë përfituar përmes shkollimit dhe trajnimeve të specializuara i kontribuojnë zhvillimit të sektorit të bujqësisë në vend./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme