spot_img
HomeLAJMET E FUNDITTë mirat shëndetësore dhe disa fakte për gjalpin e kikirikut

Të mirat shëndetësore dhe disa fakte për gjalpin e kikirikut

spot_img

A e dini se kikirikët përmbajnë sasi të madhe proteinash gjë që e bën atë një ushqim te preferuar të atyre që merren me body-building si dhe për ata që janë të dobët dhe nën peshë. Ata janë një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën gjatë periudhës së mungesës së oksigjenit p.sh, nëpër lartësira, si dhe ndihmon arteriet e bllokuar. Ato kanë më shumë antioksidantë se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxhari.
Kikirikët pa kripë ndihmojnë arteriet e zemrës.

1/4 e filxhanit me kikirikë përmban yndyra te pangopura aq sa një lugë gjelle vaj ulliri të cilat ndihmojnë për uljen e koresterolit në gjak.

Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacinë ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës.

Përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Përmbajnë hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.
Janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.

Përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
Ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore.

A e dini se studimet tregojnë se duke shtuar qoftë shumë pak kikirikë në dietën tuaj mund të zvogëloni LDL kolesterolin(e keq) me 14%.

Kush nuk duhet t’i konsumoje kikiriket:

Ata me probleme veshkash ose fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin kikirikët, sepse ato përmbajnë sasi të mjaftueshme oxalatesh, të cilat mund të kristalizohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Ata me probleme me tiroidet mund të shmangin kikirikët sepse përmbajne goitrogens që ndërhyjnë me funksionimin e gjëndrës tiroide.

Fakte interesante për gjalpin e kikirikut në Sh.B.A

Dy prej ish-presidentëve amerikanë, Thomas Jefferson dhe Jimmy Carter, ishin fermerë kikirikësh dhe kanë kontribuar shumë në prodhimin e gjalpit të kikirikut në SHBA.

Sasia e gjalpit të kikirikut që hanë çdo vit amerikanët do të mbushte “Grand Canyon”, madje dhe do të tepronte.

Për të bërë një kavanoz me gjalpë kikiriku nevojiten rreth 700 kikirikë.

SHBA-ja është prodhuesja dhe konsumatorja më e madhe e gjalpit të kikirikut në botë. Wisconsin është prodhuesi më i madh u gjalpit të kikirikut në Amerikë.

Një amerikan konsumon rreth 3 kg gjalpë kikiriku në vit

Mbi 90% e familjeve në Amerikë konsumojnë gjalpë kikiriku

Rreth 800 milionë dollarë shpenzohen për gjalpë kikiriku në SHBA çdo vit.

Biznesi i gjalpit të kikirikut zë mbi 4 miliardë dollarë të GDP-së në SHBA.

Rreth 10 miliardë sandviçë me gjalpë kikiriku me sasinë e gjalpit të kikirikut që konsumojnë amerikanët në vit

Një fëmijë amerikan konsumon rreth 1500 sandviçë me gjalpë kikiriku nga shkolla fillore deri në gjimnaz.

Ekziston një fobi që lidhet me gjalpin e kikirikut. Ka njerëz që kanë frikë se gjalpi do t’i mbetet në qiellzë dhe kjo fobi quhet Arachibutyrophobia.

Gjalpi i kikirikut përmban mbi 30 elementë ushqyes dhe kuron shumë sëmundje.

Përgatiti: Anila Kalleshi – Dietologe dhe nutcionicste

Gazeta Bujk e boton me leje të autores https://www.facebook.com/AnilaKalleshi/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme