Search

Të dhënat: ja vendet më të shtrenjta në Europë

178

Zvicra, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë banimet më të shtrenjtë se vendet e tjera europiane, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga Eurostat.

Banimi në Zvicër ishte 73.9 % më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2018. Në Irlandë, ajo ishte 56.7 % më e lartë se mesatarja e BE-së dhe në Britaninë e Madhe ishte 56.5 % më e lartë. Rumania, Polonia dhe Bullgaria kishin shpenzimet më të lira për banim.

Sondazhi i Eurostat mbuloi 440 produkte në mbi 30 vende europiane. Zyra statistikore e BE-së krahasoi çmimet aktuale me mesataren e Bashkimit Evropian prej 28 vendeve anëtare. Ata renditën vende me një mjet vizualizimi sipas të dhënave.

Çmimet e duhanit kishin një gamë të gjerë. Në Norvegji, ato ishin 126.1% më të larta se mesatarja e BE-së, ndërsa në Bullgari ato ishin 41.8 % më të ulëta se mesatarja.

Çmimet për një shportë me ushqime në Danimarkë ishin dy herë më të larta se ato në Rumani. Ushqimet në të tri shtete jashtë BE-së (Zvicra, Norvegjia dhe Islanda) ishin më të shtrenjta në krahasim me vendet anëtare të BE-së. 

Çmimet e ushqimeve në Zvicër ishin 63.6 % më të larta se mesatarja në vendet e BE-së. 

Mbretëria e Bashkuar kishte çmime më të larta se mesatarja e BE-së për banim, alkool, duhan, restorante, hotele, rekreacion, transport, komunikim dhe mobilje. Por veshja, ushqimi dhe transporti personal si makina, motoçikleta ose biçikleta, ishin më të lira se mesatarja e shteteve të BE-së. 

Greqia është vendi më i shtrenjtë për komunikim, që përfshin shërbimet postare, telefonike dhe internetin. Por në çdo kategori tjetër përveç ushqimit, çmimet e Greqisë ishin nën mesataren e BE-së.

Rumania dhe Bullgaria janë vendet më të lira në Europë. Restorantet dhe hotelet ishin 53.4% më të ulëta në Bullgari dhe 47.6% më të ulëta në Rumani sesa mesatarja e shteteve brenda Bashkimit Europian.

Çmimet në Francë, Gjermani dhe Belgjikë janë pak më të larta se mesatarja e shteteve të BE-së.

Eurostat renditi vendet sipas nivelit të çmimeve – një indeks ekonomik për të përcaktuar se si këto shtet qëndrojnë në raport me të tjerët në aspektin e çmimeve aktuale. /Tesheshi.com / Gazeta Bujku




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *