spot_img
HomeKuzhinëTavë Elbasani

Tavë Elbasani

spot_img

Anadolli, i cili ka mirëpritur shumë civilizime të ndryshme gjatë historisë, ka një pasuri të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Natyrisht, kjo pasuri ka ndikuar shumë në kulturën e kuzhinës turke. Për këtë arsye nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim ju do të hasni në gjellët me shije të ndryshme të gatuara duke përdorur përbërës të ndryshëm. Ndërkohë që në zonën juglindore të vendit gatuhen gjellët të frymëzuara nga kultura arabe me më shumë erëza dhe salcë; në perëndim është e mundur të hasësh në shembuj të kuzhinës ballkanase dhe mesdhetare. Edhe gjella që do ta gatuajmë sot e ka origjinën nga rajoni i Ballkanit. Ajo është një gjellë me origjinë nga Shqipëria, gjurmët e së cilës mund të ndiqen deri në kuzhinën e Pallatit Osman. Mund të thuhet se gatimet që përmbajnë shumë produkte të qumështit në kuzhinën turke kryesisht kanë hyrë nga Ballkani. Duke marrë parasysh sasinë e kosit në “Tavën e Elbasanit”, shihet qartë se Ballkani ka një ndikim të fortë në kulturën e kuzhinës turke.

Fillimisht le të numërojmë përbërësit e nevojshëm:

  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 kg mish qengji me kocka
  • 10 kokrra qepujkë
  • pak kripë
  • 2 gota uji kos
  • të verdhat e 2 vezëve
  • ¾ e gotës së ujit miell
  • pak piper të kuq
  • pak piper të zi
  • 1 gotë e vogël ujë

Tani le ta gatuajmë bashkë gjellën: Fillimisht në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe shtojmë vajin, më pas shtojmë mishin dhe e skuqim në të dyja anët në temperaturë të lartë. Pasi të jetë skuqur mishi i shtojmë qepujkat dhe më pas i kaurdisim për 2-3 minuta. Pastaj shtojmë kripën dhe ujin e ngrohtë deri sa të mbulohen qepujkat. Ulim zjarrin dhe i lëmë të ziejnë për 1 orë deri sa mishi të zbutet mirë. Ndërkohë në një enë përziejmë kosin, të verdhët e vezëve, miellin dhe ujin. Pasi mishi të jetë zier e ndajmë nga kockat dhe së bashku me qepujkat e vendosim në tepsi. Sipër hedhim piperin e kuq dhe të zi dhe më pas harxhin e përgatitur me kos. Tepsinë e vendosim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180 °C dhe e pjekim për afërsisht 25 minuta deri sa të marrë një ngjyrë të artë. Ju bëftë mirë. /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme