spot_img
HomeLAJMET E FUNDITTaksa 100% ide e dizajnuar në Serbi, e zbatuar në Kosovë

Taksa 100% ide e dizajnuar në Serbi, e zbatuar në Kosovë

spot_img

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Kriza politike që është duke e përcjellur Kosovën viteve të fundit ka gjeneruar krizë ekonomike, shkatërrim të arsimit, shëndetësisë, getizim të shoqërisë kosovare dhe mbi të gjitha dëmtim të imazhit të Kosovës nga i cili dëmtim sot nuk ka investime të huaja në Kosovë dhe gjithashtu një Kosovë që është shëndërruar në vend për të ikur e jo për të ndërtuar ardhmërinë e të rinjve në vendin e tyre.

Një periudhë kohore e cila gjeneroj krizë morale, nga i cili amoralitet është varrosur vlera dhe mbështetur e pozicionuar antivlera. Tragjedia më e madhe është që kjo antivlerë e ndërtuar në padituri, servilitet dhe meritokraci partiake është instaluar në institucionet më të larta shtetërore e në veçanti në agjensione, borde dhe ndërmarrje publike.

Si rrjedhojë e këtij realiteti të hidhur, sot Kosova është shëndërruar në vend për të ikur, në vend të mosbesimit, në vend të getoizimit dhe në vend për të cilin në institucione dhe tempuj të diturisë në të ardhmen do të mësohet se si nuk duhet qeverisur një shtet dhe si mund të shkatërrohet një shtet nga antivlera që e kaplon një shoqëri.

Duhet të kuptohet se nuk mund të jetohet nga patriotizmi folklorik dhe antivlera që dëshirojnë të gjënerojnë popullizëm steril. Se popullizmi steril e ka koston e vet dhe e merr verdiktin e qytetarit u dëshmua në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

Kur i analizojmë vitet e humbura në Kosovën se pas pamvarësimit  3 vitet lidhura me demarkacionin, ku pamjet nga Kosova ishin në të gjitha ekspozitat e fotografive të botës me gaz lotsjellës, me tentativë për të rrënuar Parlamentin e Kosovës, me demonstrata dhe brutalitet, dhe qka fitoj nga e gjithë kjo Kosova?!

Dy vite pompozitet dhe popullizëm me një taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe nga Bosnja dhe Hercegovina është një kohë shtesë e humbur e cila nuk do të kthehet më.

Një taksë që la gjurmë negative në aspektin politik intern ku e kemi një luftë politike-klanore pro dhe kundër e cila mund të shëndërrohet edhe në mollë sherri për trazira, një taksë e cila cenon raportet me SHBA dhe vendet mike evropiane të cilat janë edhe sponzorizuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Një taksë që në aspektin ekonomik më së shumti e goditi qytetarin e Kosovës, taksë e cila gjeneroj rritje të inflacionit, rritje të çmimit të produkteve bazike për shportën e qytetarit, uli konkurueshmërinë e produkteve “Made in Kosova”, uli eksportin e produkteve vendore dhe shkaktoj rritje enorme të importit nga vendet e rajonit dhe më gjerë, dekurajoj investimet dhe investitorët e huaj, demotivoj diasporën për të investuar dhe shëndërroj Kosovën në një ndër vendet më të shtrenjta për të jetuar. Dhe kur gjithë kësaj i shtohet fakti që produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk u zhdukën nga tregu kosovar, dëshmon që kjo taksë e fortësoj informalitetin dhe evazionin fiskal, e rriti importin nga Bullgaria, Maqedonia , Shqipëria por edhe nga vendet e ish bashkimit Sovjetik  me produkte të njejta por vetëm të rietiketuara prandaj këto mallra që u paguan 400 milion falë këtij manovrimi tregtar qytetarët e Kosovës i paguan shumë më shtrenjtë.

Kur kemi parasysh faktin tjetër që në munges të sundimit të rendit dhe ligjit shumë agjensione shtetërore të Republikës sonë sot janë më tepër në mbështetje të grupeve të caktuara të interesit dhe për aq sa paguhen nga buxheti i shtetit, trefishin e marrin nga ato grupe, atëher mund të mendoni nivelin e evazionit fiskal dhe ekonomisë së hirtë që e ka kapluar Kosovën si pasojë e kësaj takse.

Në aspektin integrues është ndërpritur dialogu, Kosova u getizua, për liberalizim mund të shpresohet por len hapësirë për tu realizuar dhe kur e gjitha kjo të analizohet që miqët më besnik të Kosovës janë kundërshtar të një vendimi të tillë e dëshmon se sa e rrezikshme ka qenë kjo taksë për ngulfatjen e të sotmes dhe të ardhmërisë së Kosovës.

Kur kritikët dhe analistët ngritën zërin kundër një vendimi të tillë të pa analizuar, të pa argumentuar dhe të pa arsyetuar, u shpallën tradhëtar, matrapaz dhe të shitur.

Por kur dihet që në kabinetin e ish-qeverisë së Republikës së Kosovës ka pasur njerëz në pozita më të larta pranë këtij kabineti, bashkëpunëtorë të Serbisë dhe bashkëthemelues të partive më radikale serbe dhe antishqiptare të cilët për të arsyetuar besnikërinë e tyre ndaj Serbisë kanë rekomanduar ndoshta një vendim të tillë, paramendoni çmimin që është paguar nga Kosova dhe profitet politike, ekonomike, psikologjike, diplomatike  që është duke i korrur Serbia si pasojë e një vendimi të tillë.

Koha është dëshmitari dhe gjykatësi suprem i çdo procesi sepse atë që e dëshmon dhe e vërteton koha është shumë e rëndësishme por për fat të keq shumë probleme të krijuara me qëllim apo pa qëllim janë duke e ngulfatur ardhmërinë tonë.

Sakrifica, vuajtja dhe ëndrra e qytetarëve të Kosovës ka qenë dëshira dhe shpresa për një Kosovë pak më ndryshe, një Kosovë të vlerave, të sakrificave, të vizionit dhe të promovimit të kulturës nga të kulturuarit dhe jo nënçmim të vlerave nga të pa arsimuarit.

Se nga kjo taksë fituan ata po e dijmë, por pse ka rënë në këtë grackë Kosova besoj se do ta dijmë por do të jetë vonë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme