Search

Supë plëndësi

142

“Rropullitë” (përbrendësat) është emri i përgjithshëm i këtyre lloj ushqimeve, që nga disa pëlqehen, kurse disa të tjerë i shikojnë me neveri. Sipas fjalorthit, kuptimi i fjalës “rropulli” është emri që i dhënë pjesëve “të brendshmet të ngrënshme të kafshëve” përveç muskujve. Pra në këtë grup hyjnë organet e brendshme të kafshëve si mushkëritë, mëlçitë, zorrët, koka, këmbët, plëndësi e deri tek veshkat. Edhe pse rropullitë janë përdorur në kuzhinën turke dhe botërore gjatë historisë, popullariteti dhe përdorimi i tyre në botë është ulur prej shekullit të kaluar. Në të vërtetë kjo vlen edhe për kuzhinën turke. Këto gjellëra që ishin njëra prej gjellëve të rëndësishme të kuzhinës së pallatit osman dhe të kuzhinës së popullit tani më nuk gatuhen aq shumë në shtëpi. Për fat të mirë në Turqi ende ka lokale, të cilat janë specializuar në gatimin e rropullive. Në këto lokale, që zakonisht quhen “lokale plëndësi” mund të gjeni çdo lloj gjelle me rropulli. Edhe ne bashkë do të gatuajmë “supën e plëndësit”, që është njëra prej gjellëve kryesore të lokaleve të plëndësit.

Fillimisht t’i numërojmë përbërësit e nevojshëm për këtë gjellë:

  • 500 g plëndës viçi ose qengji
  • 10 gota ujë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 vezë
  • lëngu i një limoni
  • gjysmë gote uji uthull
  • 6-7 thelpinj hudhre
  • piper të kuq

Pasi kemi larë mirë plëndësin e pastruar dhe e ziejmë atë me 10-12 gota ujë dhe kripë deri sa të zbutet. Mos harroni të largoni shkumën që krijohet gjatë zierjes. Kur kthjellet uji ku ziejmë plëndësin dhe nuk formohet më shkumë atëherë mbyllim kapakun e tenxheres dhe ziejmë plëndësin për 1 orë – 1 orë e gjysmë deri sa të zbutet mirë. Plëndësin e zier e nxjerrim me garuzhdë me vrima dhe e presim hollë. Ndërkohë në një tenxhere tjetër kaurdisim për disa minuta në zjarr të ulët 2 lugë vaj me 2 lugë miell. Prej ujit ku kemi zier plëndësin marrim një qase dhe ia shtojmë miellit të kaurdisur dhe e përziejmë mirë. Më pas pjesën tjetër të ujit të mbetur e kullojmë dhe e shtojmë në tenxhere dhe e ziejmë deri sa të valojë. Më pas plëndësin e grirë e shtojmë në ujin e valuar. Në një qase tjetër tundim vezën me lëngun e një limoni, i shtojmë pak nga uji i valuar dhe këtë masë më pas ia shtojmë supës. Pasi të zihet edhe për 3 minuta e heqim nga zjarri. Tani supa pothuajse është gati. Gjërat që i mungojnë kësaj supe janë hudhrat dhe uthulla. 6-7 thelpinj të hudhrave i shtypim në havan dhe më pas i përziejmë në një qase me uthull. Sipas dëshirës këtë salcë ia shtojmë supës deri sa është duke u zier ose në pjatë gjatë shërbimit. Ju bëftë mirë




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *